Home / Lajme / Maqedoni / Studeniçani ndihmon Tetovën

Studeniçani ndihmon Tetovën

11 gusht-Të gjitha ndihmat e grumbulluara sot në mënyrë të organizuar i transportuam me dy kamionë në Tetovë, pasiqë u konsulltuam me Këshillin e Emergjencës pranë Komunës së Tetovës të njëjtat i dorëzuam në punktin e hapur nga ana e tyrë në magazinat e Njësisë së Zjarrëfikësave të Tetovës.

Komuna e Studeniçanit gjatë tre ditëve të kaluarë organizoi aksion humanitarë më moton “Komuna e Studeniçanit NDIHMON TETOVËN”.

“Kemi grumbulluar: – artikuj ushqimorë si miellë, vaj, oriz, sheqer, kryp, ujë, lëngje për pije etj. – artikuj për mirëmbajtjen e higjienës si detergjentë, sapunë, shamponë, shamponë për enë, pasta për dhëmbë etj. – 800 palë këpucë, sandale dhe papuçe për fëmijë, gra dhe burra; – si dhe roba për veshje.

Të gjitha ndihmat e grumbulluara sot në mënyrë të organizuar i transportuam me dy kamionë në Tetovë, pasiqë u konsulltuam me Këshillin e Emergjencës pranë Komunës së Tetovës të njëjtat i dorëzuam në punktin e hapur nga ana e tyrë në magazinat e Njësisë së Zjarrëfikësave të Tetovës.

Me këtë ndihmë që kapë vlerën afërsishtë 10 mijë euro mendojmë që sadopak do të zbusim dëmin dhe vuajtjen që kanë qytetarët e vendbanimeve të kapluara nga vërshimet e para disa ditëve.

Falënderoj të gjithë qytetarët e Komunës së Studeniçanit si dhe pronarët e ndërrmarrjeve private që përkrahën aksionin humanitarë. Jam i gëzuar që bashkë me ta po bëjmë një punë humane me dëshirë të madhe që të ndikojmë në zbutjen e dhimbjeve dhe dëmeve që kan pësuar qytetarët e kësaj ane”, informon kryetari Sadiki.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *