Home / Lajme / Botë / Sulmi në tren në Paris, mblidhen ministrat e Brendshëm europianë

Sulmi në tren në Paris, mblidhen ministrat e Brendshëm europianë

29 gusht-Pasagjerët arritën të neutralizonin një person të armatosur, duke e rrëzuar në tokë. Prokurorët francezë kanë akuzuar 25-vjeçarin maroken, Ayoub El- Khazzani si të lidhur me sulmin.

Ministrat e Brendshëm europianë dhe zyrtarë të transportit do të mbajnë një takim urgjent në Paris, një javë pas sulmit me armë në një tren. Korrespondenti i BBC-së në Francë thotë se kërkohen masa më të ashpra të sigurisë pas incidentit në trenin e Thalys, i linjës Amsterdam- Paris.

Pasagjerët arritën të neutralizonin një person të armatosur, duke e rrëzuar në tokë. Prokurorët francezë kanë akuzuar 25-vjeçarin maroken, Ayoub El- Khazzani si të lidhur me sulmin.

Por tashmë janë ngritur pyetjet se si është e mundur që një njeri i armatosur të hipë në tren në Bruksel me një pushkë dhe rreth 270 municione, pistoletë, dhe benzinë.

Në këtë takim përfshihen ministrat e Gjermanisë, Italisë, Spanjës, Belgjikës, Luksemburgut, Hollandës, Francës dhe Zvicrës, si dhe Sekretarja e Brendshme britanike, Theresa May.

Disa nga propozimet që do të diskutohen është vendosja e detektorëve metalikë njësoj si në aeroporte, edhe në disa stacione ndërkombëtare treni. Një person më të armatosur të sigurisë, si dhe një shkëmbim më të madh informacioni, kështu vendet pritëse do të jenë të informuar për të dyshuarin./ Top Channel

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *