Home / Sport / Talenti shqiptar nga Tetova, Halimi në Akademinë e AS Roma

Talenti shqiptar nga Tetova, Halimi në Akademinë e AS Roma

12 gusht-Pjesë e këtyre të fundit ishte dy vite të plota, ndërsa vitin e fundit kaloi në radhët e Teteksit po nga Tetova.Pas ndeshjeve mbresëlënëse në këto klube Halimi mori një ofertë nga menaxheri i mirënjohur shqiptar nga Tirana, Andi Zorba

Një talent shqiptar i futbollit nga Tetova është bërë pjesë e Akademisë së futbollit të AS Roma në Serie A të Italisë, shkruan gazeta “Lajm”.

Bëhet fjalë për mesfushorin e krahut të djathtë, Blerton Halimi i datëlindjes 13 gusht 1999, i cili hapat e parë i kishte bërë në KF Dardanët, tek të cilët qëndroi katër vite, për tu transferuar më pas te KF Shkëndija. Pjesë e këtyre të fundit ishte dy vite të plota, ndërsa vitin e fundit kaloi në radhët e Teteksit po nga Tetova.Pas ndeshjeve mbresëlënëse në këto klube Halimi mori një ofertë nga menaxheri i mirënjohur shqiptar nga Tirana, Andi Zorba. Ky i fundit e dërgoi djaloshin tetovar në testime në qytetin e Rimini të Italisë, ku aty i bëri provat profesionale te klubet: Rimini,San Marino,Vicenza, Padova dhe Verona.
Pasi kaloi të gjitha testimet me sukses të madh, menaxheri italian, Emiliano Branca vendosi që Halimi të vazhdoj karrierën në Akademinë e AS Roma në Itali. “Ky është sukses i Blertonit dhe i trajnerëve të tij: Gajur Rexhepi, Dimitrije Bilbilovski dhe Ljube Pavljoviq të cilët ndihmuan që Blertoni sot të jetë në Akademinë e Romës. I falënderoj përzemërsisht që sakrifikuan për ne”, deklaroi për “Lajm” babai i Blertonit, Halil Halimi, i cili shtoi se me 18 të këtij muaji do të nisen për në kryeqytetin e Italisë, ndërsa tre ditë më vonë do të firmosin kontratën 1+1 me AS Roma.
Si shumë të rinj edhe Halimi ka idhullin dhe klubin e tij që e dëshiron më së shumti dhe ata janë Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid.

Halimi të enjten feston ditëlindjen e 16-të.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *