Home / Lajme / Maqedoni / Të martën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit

Të martën do të bëhet dezinsektimi hapësinor në territorin e komunës së Gostivarit

28 gusht-Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë lloj veprimtarie SH.T.P.SH DREAM-MS. Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).

Informohen qytetarët e komunës së Gostivarit, me theks të veçantë mbarështuesit e bletëve, se të hënën (1 shtator – 2015) do të bëhet dezinfektimi i dytë nga toka në territorin e komunës së Gostivarit për zhdukjen e mushkonjave të rritura dhe dëmtuesve të tjerë.
Dezinsektimi do të kryhet në mbrëmje prej ora 21:00 deri në ora 01:00 dhe në orët e hershme të mëngjesit prej ora 03:00 deri në ora 06:00 vetëm në kushte të mira atmosferike, dhe në rast të kohës me shi ose me erë të fortë dezinsektimi do të anulohet për ditën e ardhshme ose për ndonjë ditë tjetër me kushte më të mira atmosferike.
Në bazë të planit paraprakisht të përgatitur për dinamikën e aktiviteteve, dezinsektimi do të realizohet në këto lokacione:
– Lumi Vardar – në pjesën e fshatit Raven
– Kanali për ujitje në lagjen Maleardi
– Lagja Fazaneria – përgjatë kanalit për ujitje
– Lumi Jahorka në fshatin Forinë

Dezinsektimin do ta kryejë ndërmarrja e autorizuar për këtë lloj veprimtarie SH.T.P.SH DREAM-MS. Për dezinsektim do të përdorët Aqua-Kothrine tretur në bazë të kërkesave të Organizatës Shëndetësore Botërore (prej 50 deri 100 ml/hektar).

Luten bletarët që t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e bletëve të tyre gjatë realizimit të dezinsektimit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *