Home / Lajme / Maqedoni / Të përfundoj sa më shpejt loja me marrëveshjen e Përzhinos

Të përfundoj sa më shpejt loja me marrëveshjen e Përzhinos

28 gusht-Rilindja Demokratike Kombëtare me të drejtë pohon se vendi nuk ka kapacitet për lojëra të këtyre natyrave, dhe sa më tepër që zgjatet realizimi i marrëveshjes së arritur aq më shumë shtohen edhe problemet e përditshme, me pasoja të rënda për popullatën dhe vendin në përgjithësi.

Rilindja Demokratike Kombëtare në kontinuitet ka theksuar se vendi ka nevojë për një qasje serioze dhe urgjente të zgjidhjes së krizës politike sepse në të kundërtën aktrimi do të sjellë pasoja të rënda për vendin. Megjithatë, aktorët politik edhe më tutje vazhdojnë të luajnë ping-pong duke aktruar se herë janë afër, dhe herë janë larg arritjes së marrëveshjes, të një marrëveshje veç më të nënshkruar të Përzhinos, dhe e gjitha kjo në dëm të popullatës dhe vendit.

Rilindja Demokratike Kombëtare kërkon ndërhyrje urgjente të komunitetit ndërkombëtar, sidomos atij amerikan, në imponimin e realizimit të të gjitha pikave të marrëveshjes së arritur, sepse lojërat e përditshme të aktorëve politik vendas janë duke shkatërruar çdo shpresë se diçka mund të rregullohet në këtë vend. Këta aktorë politik vendas nuk meritojnë edhe më tutje të rehabilitojn veten e tyre duke aktruar se janë duke bërë sakrificë të madhe për arritjen e një marrëveshje që vet këta aktorë e kanë prishë në radhë të parë.

Rilindja Demokratike Kombëtare me të drejtë pohon se vendi nuk ka kapacitet për lojëra të këtyre natyrave, dhe sa më tepër që zgjatet realizimi i marrëveshjes së arritur aq më shumë shtohen edhe problemet e përditshme, me pasoja të rënda për popullatën dhe vendin në përgjithësi.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *