Home / Lajme / Maqedoni / Tetovari reh gruan e tij

Tetovari reh gruan e tij

14 gusht-Ajo ka thënë se burri i saj ka vazhduar ta godasë me grushte dhe shqelma duke e shtrirë për tokë, dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

26 vjeçarja nga Tetova me inicialet M.SH mbrëmë ka denoncuar bashkëshortin e saj për ushtrim të dhunës, raporton TetovaSot

Sipas raportit të policisë, bashkëshortja ka rrëfyer në polici se pas një zënke me burrin e saj me inicialet O.SH, 26 vjeç, është sulmuar dhe rrahur brutalisht nga ai.

Ajo ka thënë se burri i saj ka vazhduar ta godasë me grushte dhe shqelma duke e shtrirë për tokë, dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.

Ajo ka thënë se gjatë kohë ishte e dhunuar dhe maltretuar psiqikisht nga bashkëshorti i saj, dhe se kjo situatë ka qenë e padurueshme. Në incidentin e djeshëm kanë ndërhyrë fqinjët për të evituar brutalitetin.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *