Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë:Vëllau therr vëllaun me thikë

Tetovë:Vëllau therr vëllaun me thikë

11 gusht-Dhjetë minuta para se të paraqitet në polici, trupi i të vdekurit është sjellë në spitalin klinik në Tetovë. Sipas deklaratës fillestare të të dyshuarit, mes tij dhe vëllait të tij dy vjet më të ri ka filluar zënkë në shtëpinë e tyre familjare, në rrugën “Karaorman” në Tetovë, pas ç’ka më i moshuari me thikë i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse vëllait të tij.

Në Stacionin policor në Tetovë sot pasdite pas orës 13 J.I (55) nga Tetova vetë është paraqitur se i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse vëllait të tij më të rij A.I me thikë në kraharor, pas ç’ka ai ka vdekur , informoi Marijan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë.

Dhjetë minuta para se të paraqitet në polici, trupi i të vdekurit është sjellë në spitalin klinik në Tetovë. Sipas deklaratës fillestare të të dyshuarit, mes tij dhe vëllait të tij dy vjet më të ri ka filluar zënkë në shtëpinë e tyre familjare, në rrugën “Karaorman” në Tetovë, pas ç’ka më i moshuari me thikë i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse vëllait të tij.

Ai është paraqitur në polici ku është mbajtur për momentin bisedohet me të, derisa prokurori publik dhe mjeku i mjekësisë ligjore duhet të kryejnë ekspertizë në vend.

Nga policia informojnë se është gjetur edhe thika për të cilën supozohet se është shfrytëzuar në ngjarje.

Mbi trupin e të vdekurit do të kryhet autopsi, informoi Prokuroria e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *