Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi përkujton Arbën Xhaferin, flet edhe për pushimet e tij në Shqipëri

Thaçi përkujton Arbën Xhaferin, flet edhe për pushimet e tij në Shqipëri

15 gusht-“Jo i kam që të dy miq, boll kam hallet e mije dhe hallet e njerëzve që i përfaqësoj dhe nuk hy në ngatërresa, po për të fol fjalë të mira flas, edhe te Iliri për Ramën edhe te Rama për Ilirin, edhe te Ramushi për Hashimin, edhe te Hashimi… jemi një gjeneratë të politikanëve të cilët njihemi, stabiliteti i Shqipërisë na ndihmon të gjithëve shumë” tha Thaçi.

Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit

Sot në orët e paradites, Kryetari i PDSH-së z.Menduh Thaçi bëri homazhe te varri i Arbën Xhaferit me rastin e tre vjetorit të vdekjes së tij.

Me këtë rast kryetari i PDSH-së në prononcim për media deklaroi:

“Sot isha të përkujtoj Kryetarin tonë Arben Xhaferin me mend, me shpirt dhe me zemër. Po mundohem pa ndërprerë, kam shumë vështirësi që ta kultivoj rrugën e tij, por në asnjë sekondë nuk kam pasur dilema se rruga e tij është e vetmja rrugë e cila do të nxjerr prej kësaj situate shqiptarët e Maqedonisë. Unë do të vazhdoj rrugës së tij pavarësisht vështirësive”.

Në pyetjen gazetareske lidhur me çështje e piknikëve dhe pushimeve, Kryetari deklaroi:

“Mua asnjëherë nuk më shkakton shqetësim, apo nervozë kur gazetarët flasin gjëra të ndryshme me të cilat nuk pajtohem dhe gjithmonë kam qen që të eliminohet fjala e klasifikuar si shpifje, si dhe të ndiqen gazetarët, mirëpo politikanët duhet të jenë të kujdesshëm. Ju e shihni se oponenti jonë politik i shfrytëzon disa mediume që më pas të thotë se thonë mediumet, ne nuk themi, por e vërteta është kjo: ato nuk janë piknikë, por takime me strukturën e partisë, me kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve, që unë i bëj me kërkesë të tyre. Kushtet klimatike janë të jashtëzakonshme dhe është e pamundur që në hapësira të mbyllura të mbahen takime të tilla dhe s’ka të bëjë me asgjë tjetër. Tani pse hamë diku ndonjë byrek, apo një domate me djathë është simbolikë se nuk ka nevojë për spektakle të restoranteve të ndryshme. Çështja e dytë kryesore çështja e pushimeve të mija personale, që është çështje private dhe sigurisht që edhe kjo nuk i takon opinionit, por tërësisht është i pavërtetë lajmi që është përhapur. Para tre ditëve kam qenë në Shqipëri, konkretisht në Jalë me ftesë të Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë për një drekë pune, takimi ka zgjatur afërsisht tre orë, po për dikë është e habitshme si mund të udhëtojë shtat orë vetëm për një drekë tre orësh. Jo vetëm për Ilirin që është miku im i ngushtë, por edhe për cilindo zyrtar të lartë të Shqipërisë qoftë Kryeministri, Presidenti, apo zyrtarë të tjerë unë bëj shtatëdhjetë orë e jo shtatë orë. Vazhdoj të konstatojë pandërprerë se Shqipëria zyrtare dhe Shqipëria opozitare janë faktori determinues i ardhmërisë së Shqiptarëve të Maqedonisë”.

Në pyetjen gazetareske për zërat të ndërmjetësimit në ngrirjen e raporteve mes Ramës dhe Metës, Kryetari deklaroi:

“Jo i kam që të dy miq, boll kam hallet e mije dhe hallet e njerëzve që i përfaqësoj dhe nuk hy në ngatërresa, po për të fol fjalë të mira flas, edhe te Iliri për Ramën edhe te Rama për Ilirin, edhe te Ramushi për Hashimin, edhe te Hashimi… jemi një gjeneratë të politikanëve të cilët njihemi, stabiliteti i Shqipërisë na ndihmon të gjithëve shumë”.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *