Home / Lajme / Rajon / Tirana ndan 10 mijë euro për Tetovën

Tirana ndan 10 mijë euro për Tetovën

13 gusht-
Gjatë mbledhjes është diskutuar për buxhetin afatmesëm të bashkisë dhe banesat sociale. Veliaj ka thënë se “borxhi aktual i bashkisë është 30 milionë dollarë. Kontraktuesit kanë 8 muaj pa marrë rrogat”.

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj u kërkoi këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të shumicës dhe të opozitës miratimin e një fondi ndihme për banorët e përmbytur të Tetovës. “I propozoj Këshillit Bashkiak një fond prej 10 mijë eurosh për Komunën e Tetovës për shkak të përmbytjeve të javës së shkuar”, u shpreh kryebashkiaku i Tiranës. “Duhet të jemi solidarë dhe duhet ta tregojmë menjëherë këtë gjë dhe jo më vonë”, tha ai.

Gjatë mbledhjes është diskutuar për buxhetin afatmesëm të bashkisë dhe banesat sociale. Veliaj ka thënë se “borxhi aktual i bashkisë është 30 milionë dollarë. Kontraktuesit kanë 8 muaj pa marrë rrogat”.

Megjithë kundërshtimin e përfaqësuesve të djathtë, Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar rendin e ditës për disa projekt/vendime. Veliaj falënderoi këshilltarët e të dyja kaheve për praninë dhe gjatë fjalës së tij theksoi se “bashkisë i shtohen 13 komuna dhe duhen ndërmarrë disa hapa teknikë që bashkimi të jetë funksional”. Me nismat e kohëve të fundit, kreu i ri i bashkisë nënvizoi se “Tirana është më e pastër se para disa muajsh dhe do të jetë edhe më e pastër se më parë”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *