Home / Lajme / Maqedoni / Tre vjet pa Arbër Xhaferin

Tre vjet pa Arbër Xhaferin

15 gusht-Arbër Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. Ai ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë. Në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. Ai e drejtoi këtë parti deri në vitin 2007.

Sot mbushenn 3 vjet nga vdekja e Arben Xhaferit. Ai u nda nga jeta pasditen e 15 gushtit 2012 në moshën 64-vjecare. Ai ra në gjendje kome për gati 7 ditë dhe shkak u bë një hemorragji cerebrale në tru, që pati mbrëmjen e 8 Gushtit rreth orës 21:00 në banesën e tij në Tetovë. Ish kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte edhe shkak për tërheqjen e tij nga aktivitetet partiake.

Arbër Xhaferi lindi në qytetin e Tetovës më 24 janar të vitit 1948. Ai ka punuar në redaksinë e Kulturës të Televizionit të Prishtinës dhe, në fillim të viteve 90, u rikthye për të jetuar në Tetovë. Në vitin 1994 themeloi Partinë për Prosperitet Demokratik Shqiptar e cila më pas ndryshoi emër në Partia Demokratike Shqiptare. Ai e drejtoi këtë parti deri në vitin 2007.

Xhaferi ka qenë deputet i Parlamentit të Maqedonisë që nga viti 1994. Ai synonte krijimin e një sistemi dydhomësh në institucionin ligjvënës. Në kohën e konfliktit të armatosur në vitin 2001, partia e tij ishte në pushtet. Ai është një nga nënshkruesit e Marrëveshjes së Ohrit, por me zvarritjen e zbatimit të saj, ai synonte një marrëveshje të re midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Xhaferi njihej për opinionet filozofike gjatë paraqitjeve në media dhe është autor i shumë eseve dhe artikujve analitikë, pas tërheqjes nga politika aktive.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *