Home / Lajme / Maqedoni / Tv Koha:Sellca me përplot dëme dhe e harruar

Tv Koha:Sellca me përplot dëme dhe e harruar

6 gusht-Ata janë shprehur se deri më tani nuk i ka vizituar asnjë institucion dhe Tv Koha është mediumi i parë që ua përcjell publikut hallet e tyre.

Përmbytjet e ditës së hënën shkaktuan dëme të mëdha materiale edhe në fshatin Sellcë gjegjësisht në një lagje të këtij fshati. Nga vërshimet janë dëmtuar disa shtëpi si dhe rrjeti i kanalizimit i ujësjellësit. Banorët e fshatit shprehen se kanë përjetuar një tmerr të vërtetë por fatmirëissht nuk kanë viktima dhe të lënduar nga kjo katastrofë natyrore. Ata janë shprehur se deri më tani nuk i ka vizituar asnjë institucion dhe Tv Koha është mediumi i parë që ua përcjell publikut hallet e tyre.

Përroi mbi shtëpitë e dëmtuara të fshatit Sellcë, gjithmonë është rrezik potencial për banorët.

Nga ky fshat kanë apeluar që autoritetet kompetente lokale dhe shtetërore t`iu dalin në ndihmë.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *