Home / Lajme / Maqedoni / TV Sitel përfitoi 8,7 milion euro nga reklamat, TV Alsat – M 2,6 milion euro

TV Sitel përfitoi 8,7 milion euro nga reklamat, TV Alsat – M 2,6 milion euro

19 gusht-Në vendin e dytë radhitet Kanal5 me mbi 22 për qind apo 4,5 milion euro të fituara dhe në vendin e tretë TV Alsat me mbi 13 për qind apo ka përfituar 2,6 milion euro, më pas janë radhitur TV Alfa me 2,6 milion euro dhe TV Telma me 1,5 milion euro.

Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele ka publikuar Analizën e tregut të shërbimeve medatike audio dhe audiovizuele për vitin 2014 në Maqedoni.

Analiza përfshin të dhëna se sa televizionet që transmetojnë në nivel nacional kanë përfituar nga reklamat gjatë vitit të kaluar, sa është numri i të punësuarëve dhe të dhëna të tjera.

Sipas analizës, televizioni Sitel ka realizuar më shumë të ardhura nga reklamat duke përfituar 44 për qind të të ardhurave të përgjithshme nga reklamimi në vend. Në total përfitimet e TV Sitel kanë qenë 8,7 milion euro vetëm nga reklamat gjatë 2014, informon INA.

Në vendin e dytë radhitet Kanal5 me mbi 22 për qind apo 4,5 milion euro të fituara dhe në vendin e tretë TV Alsat me mbi 13 për qind apo ka përfituar 2,6 milion euro, më pas janë radhitur TV Alfa me 2,6 milion euro dhe TV Telma me 1,5 milion euro.

Në strukturën e të hyrave dominojnë të ardhurat nga shitja e hapësirës kohore për reklamim, edhe ate 93 për qind.

Harxhimet në total të të gjitha televizioneve gjatë vitit 2014 kanë qenë 19, 3 milion euro. TV Sitel ka raportuar se ka harxhuar 7,4 milion euro, ndërsa edhe mediat tjera kanë raportuar për harxhime më të ulta se shuma nga reklamat e përfituara.

Radiotelevizioni i Maqedonisë gjatë vitit të kaluar ka realizuar të ardhura prej 21, 5 milion euro, mbi 13 për qind më pak se vitin 2013. Afër 65 për qind e të ardhurave të këtij servisi publik kanë qenë nga taksa radiodifuzive që paguajnë qytetarët, ndërsa vetëm 3 për qind nga reklamat.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *