Home / Lajme / Maqedoni / USHT i liron nga pagesa studentet e familjeve që pësuan nga vërshimet në rajonin e Tetovës dhe Lagjes së Trimave në Kumanovë

USHT i liron nga pagesa studentet e familjeve që pësuan nga vërshimet në rajonin e Tetovës dhe Lagjes së Trimave në Kumanovë

25 gusht-Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit të Rektoratit të USHT-së është marrë vendim për lirim nga participimi i studimeve për vitin akademik 2015/16 edhe për studentët në bazë të suksesit të arritur në studime, në ciklin e parë dhe të dytë, si dhe për kategori të tjera të caktuara, bazuar në kriteret e parapara me Ligjin për arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë dhe Statutin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Universiteti Shtetëror i Tetovës do t’i lirojë nga participimi për vitin akademik 2015/16, studentët e familjeve të prekura nga vërshimet në rajonin e Tetovës, më 3 gusht 2015, si dhe studentët e familjeve që pësuan nga zhvillimet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës.
Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti i propozoi Këshillit të Rektoratit që kjo kategori e studentëve të lirohen nga participimi, duke pasur parasysh gjendjen e këtyre familjeve që pësuan nga vërshimet e 3 gushtit 2015 në rajonin e Tetovës, po ashtu edhe nga zhvillimet e 9 dhe 10 majit 2015, në Lagjen e Trimave në Kumanovë.
Këtë propozim, Këshilli i Rektoratit të USHT-së e miratoi në mbledhjen e fundit të mbajtur më 25.08.2015, pasi që Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti, anëtarët e Këshillit të Rektoratit i njoftoi për vizitën e tij që kishte bërë pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit 2015, në Lagjen e Trimave në qytetin e Kumanovës dhe vizitën që kishte realizuar në vendbanimet e prekura nga vërshimet e 3 gushtit 2015 në rajonin e Tetovës, ku për së afërmi ishte njoftuar nga banorët me dëmet dhe pasojat që janë shkaktuar në këto zona.
Po ashtu, në mbledhjen e Këshillit të Rektoratit të USHT-së është marrë vendim për lirim nga participimi i studimeve për vitin akademik 2015/16 edhe për studentët në bazë të suksesit të arritur në studime, në ciklin e parë dhe të dytë, si dhe për kategori të tjera të caktuara, bazuar në kriteret e parapara me Ligjin për arsimin e lartë të Republikës së Maqedonisë dhe Statutin e Universitetit Shtetëror të Tetovës.
Afati për parashtrimin e kërkesave për participim do të zgjasë nga 25 gushti deri më 4 shtator 2015, ndërsa aplikimi do të bëhet përmes Arkivit qendror të USHT-së.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *