Home / Lajme / Maqedoni / Ushtria e Maqedonisë me rroba të arnuara

Ushtria e Maqedonisë me rroba të arnuara

17 gusht-“Ushtarët ankohen për ushqimin, rrogat e vogla mujore, por edhe kushtet jashtë standardeve nëpër kazerma. Ushtarët kërkojnë që të zgjidhen problemet e tyre, duke filluar nga ushqimet, pagesa, pagesa e mëditjeve, përtëritja e parkut të mjeteve transportuese, veshëmbathjes”, nënvizon Sindikata

Ushtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM) edhe pas 23 viteve të pavarësisë së vendit po përballen me probleme të ndryshme. Shqetësimet e tilla janë paraqitur nga Sindikata e pavarur e ushtarëve profesionist të ARM-së.

Njëri nga shqetësimet shprehet edhe përmes një fotografie ku shihen rroba të arnuara të ushtarëve, që dëshmon mungesën e përkushtimit dhe financimit të ushtrisë, shkruan Plusinfo.

“Ushtarët ankohen për ushqimin, rrogat e vogla mujore, por edhe kushtet jashtë standardeve nëpër kazerma. Ushtarët kërkojnë që të zgjidhen problemet e tyre, duke filluar nga ushqimet, pagesa, pagesa e mëditjeve, përtëritja e parkut të mjeteve transportuese, veshëmbathjes”, nënvizon Sindikata.
Kryetari i saj, Vele Krbalevski theksoi se ushtarët për shkak të buxhetit të zvogëluar janë të detyruar që të veshin një uniformë për disa vite, shumica prej tyre edhe të arnuara

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *