Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdojnë kërkimet në Shipkovicë për vajzën e zhdukur

Vazhdojnë kërkimet në Shipkovicë për vajzën e zhdukur

6 gusht-Në aksionin e kërkimit prej ditës së djeshme janë angazhuar edhe të burgosurit nga burgu i tetovës dhe burgjet tjera për gjetjen e trupit të Dritës.

Në fshatin Shipkovicë të Tetovës kanë vazhduar pandërprerë kërkimet për gjashtëvjeçaren e zhdukur që nga mbrëmja e së hënës nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Megjithëse kanë kaluar 4 ditë që nga fatkeqësia natyrore familjarët ende i mbajnë të gjalla shpresat për gjetjen e vogëlushes.

“Rrugën do ta vazhdojmë se shpresa është mbret i botës, kemi edhe një shans këtu në këtë skajin që gjendet nëse nuk e gjejmë do vazhdojmë në këtë pjesë këtu, nuk di çka të them më tepër. Tragjedi, kjo është një tragjedi e madhe edhe nga fatkeqësia natyrore edhe në viktima në familjen time dy viktima dy mosha të njoma, jeta e tyre do vazhdonte por ja. Ne rrimë me ankth me atë flemë me atë zgjohemi, mendojmë se është diku na thërret kërkon ndihmë”, u shpreh një familjar i vajzës së zhdukur.

Në aksionin e kërkimit prej ditës së djeshme janë angazhuar edhe të burgosurit nga burgu i tetovës dhe burgjet tjera për gjetjen e trupit të Dritës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *