Home / Lajme / Maqedoni / Veteranët e UÇK-së kërkojnë që të ndëshkohet BDI

Veteranët e UÇK-së kërkojnë që të ndëshkohet BDI

20 gusht-“Ne bashkëluftëtarët e Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj apelojnë si veteranë që të ndëshohet politika vrasëse e BDI-së dhe shqiptarët njëherë e mirë të mendojnë se kah do ta drejtojnë të ardhmen e tyre”, kanë shkruar bashkëluftëtarë dhe anëtarë të OVL të UÇK-së.

Anëtarë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) apelojnë që shqiptarët në Maqedoni të mos mbështesin më partinë shqiptare në pushtet BDI.

Anëtarë të saj nga rajoni i Dukagjinit përmes postimeve në rrjetet sociale kanë shkruar se shqiptarët në Maqedoni duhet të ndëshkojnë Qeverinë kriminale, siç është quajtur zyrtarisht edhe nga OVL e UÇK-së menjëherë pas ngjarjeve të Kumanovës.

“Ne bashkëluftëtarët e Beg Rizaj dhe Mirsad Ndrecaj apelojnë si veteranë që të ndëshohet politika vrasëse e BDI-së dhe shqiptarët njëherë e mirë të mendojnë se kah do ta drejtojnë të ardhmen e tyre”, kanë shkruar bashkëluftëtarë dhe anëtarë të OVL të UÇK-së.

Por tone të ashpra kundër Qeverisë aktuale VMRO-DPMNE dhe BDI kishte shprehur edhe OVL e UÇK-së menjëherë pas ngjarjeve të Kumanovës, ku Qeveria e Shkupit u quajt qeveri kriminale.

“Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të bëjë trysni mbi qeverinë kriminale të Maqedonisë, për trajtimin e të zënëve rob në përputhje me konventat ndërkombëtare dhe të monitorohet ky trajtim nga institucionet ndërkombëtare si p.sh. Kryqi i Kuq, si dhe t’ju mundësohet mbrojtja juridike; Qeveria e Kosovës, e në veçanti Ministria e Punëve të Jashtme, të sqaroj publikisht arsyet për mbështetje të qeverisë kriminale të Maqedonisë, qeveri kjo e cila është dënuar dhe izoluar nga faktori ndërkombëtarë, dhe për më tepër është e implikuar thellë në vepra kriminale”, thuhej ndër të tjera në reagimin e 16 majit të OVL të UÇK-së, pas ngjarjes së Kumanovës

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *