Home / Lajme / Rajon / VV: Policia gënjeu për arrestimin e Zybës

VV: Policia gënjeu për arrestimin e Zybës

29 gusht-Sipas LVV-së, Salih Zyba, së bashku me punëtorët e sigurimit kanë shkuar për t’i pyetur se kush janë dhe çka po bëjnë në parkingun e Komunës, ndërsa policët civilë kanë filluar menjëherë të ofendojnë dhe pastaj ta godasin Salih Zybën dhe e kanë arrestuar atë, me ndihmën edhe të një patrulle policore që ka ardhur ndërkohë.

Lëvizja Vetëvendosje, thotë se sot Policia e Kosovës, “duke e ndjekur rrugën e shpifjeve të kryeministrit dhe kryepolicit Isa Mustafa, bëri një deklaratë të gënjeshtërt dhe shumë tendencioze”

“Policia tha se Salih Zyba është arrestuar ngase ishte i dhunshëm. Por, nga xhirimet e kamerave të Komunës së Prishtinës si dhe dëshmitë e punëtorëve të sigurimit të Komunës, është e qartë që Salih Zyba ka qenë duke qëndruar bashkë me punëtorët e sigurimit, në oborrin e Komunës, ndërkohë që aty janë futur dy policë civilë”, thuhet në një komunikatë të Vetëvendosjes.

Sipas LVV-së, Salih Zyba, së bashku me punëtorët e sigurimit kanë shkuar për t’i pyetur se kush janë dhe çka po bëjnë në parkingun e Komunës, ndërsa policët civilë kanë filluar menjëherë të ofendojnë dhe pastaj ta godasin Salih Zybën dhe e kanë arrestuar atë, me ndihmën edhe të një patrulle policore që ka ardhur ndërkohë.

“Dhuna policore e kohës së masave të dhunshme, përherë është përcjellë edhe me propagandë policore që ka tentuar t’i demonizojë qytetarët që i arrestonin. Saktësisht e njëjta po ndodh edhe sot nën qeverisjen e Isa Mustafës. Isa Mustafa duhet të japë dorëheqje, në të kundërtën qytetarët do ta shkarkojnë atë”, thotë në fund të komunikatës LVV-ja.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *