Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Gruevski do jep llogari për dëmet që i ka shkaktuar vendit

Zaev: Gruevski do jep llogari për dëmet që i ka shkaktuar vendit

13 gusht-“Kësaj radhe jemi të bindur, se qytetarët do të marrin vendimin e duhur, por këtë vendim duhet ta marrim prej sot, për çdo ditë. Në fillim, për të mirën e Maqedonisë, me një hapërim pozitiv për të gjithë ne, të falim, të zgjasim dorën dhe t’i ndihmojmë atdheut…

Lideri i opozitës maqedonase Zoran Zaev është i bindur se në prill të vitit të ardhshëm , kur dhe pushteti aktual do të mbushë 10 vite qeverisje, do të largohet dhe do të japë llogari për të gjitha dëmet që ia ka shkaktuar Maqedonisë dhe qytetarëve të saj . Zaev gjatë takimit me qytetarët e Komunës së Qendër Zhupës, siguroi se deri më 15 shtator do të arrihet të zgjedhet prokurori special, i cili sipas liderit opozitar do t’i nxjerrë përpara drejtësisë kryeministrin Nikolla Gruevskin dhe zyrtarët e tjerë që kanë bërë shpërdorime.

“Kësaj radhe jemi të bindur, se qytetarët do të marrin vendimin e duhur, por këtë vendim duhet ta marrim prej sot, për çdo ditë. Në fillim, për të mirën e Maqedonisë, me një hapërim pozitiv për të gjithë ne, të falim, të zgjasim dorën dhe t’i ndihmojmë atdheut. Ndërsa, më 24 prill unë jam i bindur se Gruevski do të ikë. Prokurori special që duhet ta zgjedhim më 15 shtator, jam i bindur se do ta zgjedhim. Vetëm me hapjen e procedurave për veprat penale, njerëzit e pushtetit do të mbajnë përgjegjësinë për këtë krim që kanë bërë. Nuk mund të shpëtojnë pa u përgjigjur për kriminalitetin që është bërë në Maqedoni”, deklaroi Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *