Home / Lajme / Maqedoni / Zhelina vjen me tre projekte kapitale në infrastrukturë

Zhelina vjen me tre projekte kapitale në infrastrukturë

19 gusht-Me këtë projekt edhe më tej dëshmohet përkushtimi dhe aftësia menaxhuese e administratës komunale në shërbim të qytetarëve të Komunës së Zhelinës.

Në kuadër të Programës për mbështetje financiare të zhvillimit rural për vitin 2015, Komunës së Zhelinës, Agjensioni për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, i miratoi këto mjete:

1. Për masën 321- Përmirësimi i kualitetit të jetës në vendet rurale, projekti për ndërtimin e rrugës në vendbanimin Trebosh, me vlerë prej 18.507.030,00 denarë (pa TVSH).

2. Për masën 322- Zhvillimi dhe rindërtimi i fshatrave, projekti për ndërtimin e rrugës në vendbanimin Zhelinë, prej te zyra e vjetër e vendit deri te shkolla fillore, me vlerë prej 12.070.465,00 denarë (pa TVSH).

3. Për masën 323- Ruajtja dhe avancimi i vlerave tradicionale në viset rurale, ndërtimi i rrugës Çiflik-Llërc, me vlerë prej 14.842.579,00 denarë (pa TVSH).

Vendimet janë nënshkruar për për masën 321 dhe 322, kurse pas një jave pritet që të nënshkruhet edhe vendimi për për masën 323 apo rruga Çiflik-Llërc.

Vlera totale për të tre projektet arrin:
– 45.420.074,00 denarë (pa TVSH)
– 53.595.687,00 denarë (me TVSH) ose 871.474,59 Euro

Procedura e lidhjes së kontratës me operatorin i cili do të zgjidhet për kryerjen e punëve me anë të furnizimit publik, do të zgjas deri në fund të muajit tetor 2015 dhe më pas do të fillohet me punë, që pritet të përfundojnë deri në fund të vitit 2015 ose deri në pranverën e vitit të ardhshëm, varësisht nga kushtet klimatike.

Me këtë projekt edhe më tej dëshmohet përkushtimi dhe aftësia menaxhuese e administratës komunale në shërbim të qytetarëve të Komunës së Zhelinës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *