Home / Lajme / Maqedoni / Ademi në USHT: Çdo investitorë ka nevojë të mbështetet në kuadro adekuat (VIDEO)

Ademi në USHT: Çdo investitorë ka nevojë të mbështetet në kuadro adekuat (VIDEO)

Tetovë, 15 shtator – Me zgjedhjen tuaj të dispononi diploma universitare me qëllim që të ndihmoni në procesin e modernizimit të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu edhe në procesin e tërheqjes së investitorëve të huaj vendim i të cilit për investim në masë të madhe varet nga potenciali kadrovik në vend.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, të gjithë studentëve ju uroi fillimin e vitit akademik 2015/2016 njëkohësisht ju uroi edhe suksese gjatë studimeve. Me këtë rast, Ademi vizitoi Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup dhe Universitetin Shtetëror të Tetovës. Në ceremoninë solemne në Fakultetin e Shkencave Islame, theksoi se me marrjen e akreditimit nga Këshilli për akreditim dhe evaluim të arsimit të lartë është zgjidhur nevoja e kamotshme e fakultetit, ligjëratat të zhvillohen sipas programeve mësimore.

“ Gëzon fakti që për arsimin fetar këtë vit shkollor janë përcaktuar tridhjetë studentë. Ata do të jenë kuadër i cili do të përhapë filozofinë e Islamit, dhe i cili do të arsimoj gjenerata të reja sipas parimeve të njëjta. Pas përfundimit të arsimit, si teolog do të kyçen në procesin arsimor në vendin tonë. Gjithashtu, dituritë e tyre do t’i transmetojnë edhe tek nxënësit të cilët ndjekin shkollën fetare e cila është nën kompetencë të Bashkësisë Fetare Islame “ theksoi Ademi gjatë vizitës së tij në Fakultetin e Shkencave Islame, transmeton Televizioni Koha.

Në Universitetin Shtetërorë të Tetovës, Ademi theksoi se Qeveria dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht punon në përmirësimin e sferave që kanë të bëjnë me jetën studentore. Është siguruar numër solid i bursave për mbështetjen e studentëve të cilët do të studiojnë në fakultetin teknik, gjithashtu janë siguruar libra dhe literaturë e mjaftueshme profesionale – libra me të cilat arsimohen nëpër shumë universitete të famshme nëpër botë.

“Sot, në një kohë të zhvillimit të shpejtë ekonomik dhe teknologjik, duke ndjekur parimet dhe rekomandimet e procesit të Bolonjës, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vazhdimisht inicon dhe inkurajon modernizimin e programeve studimore dhe adaptimin e tyre me arritjet bashkëkohore botërore. Me këtë arrihet cilësi më e lartë në arsimimin e kuadrove të cilët edukohen në universitetet tona me qëllim të konkurrencës së tyre jo vetëm në nivel kombëtar por edhe në nivel evropjan dhe ndërkombëtarë” tha Ademi, transmeton Televizioni Koha.

Studimi nuk është vetëm përvetësim i njohurive të reja, ai është proces i zgjerimit profesional i pikëpamjeve tuaja kulturore, sociale dhe shoqërore.

Me zgjedhjen tuaj të dispononi diploma universitare me qëllim që të ndihmoni në procesin e modernizimit të Republikës së Maqedonisë, por gjithashtu edhe në procesin e tërheqjes së investitorëve të huaj vendim i të cilit për investim në masë të madhe varet nga potenciali kadrovik në vend.

Çdo investitorë që vjen në vend ka nevojë të mbështetet në kuadro adekuat, përkatësisht me arsimim solid, i gatshëm dhe i hapur për njohuri dhe sfida të reja” u shpreh Ademi gjatë vizitës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *