Home / Lajme / Maqedoni / Ademi nuk pranon përgjegjësinë për ofendimet (VIDEO)

Ademi nuk pranon përgjegjësinë për ofendimet (VIDEO)

Tetovë, 28 Shtator – Ministri i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi për Televizioni Koha tha se ka theksuar se ministria është duke përgatitur tekst të ri të ligjit ku do të parashihen gjoba për botuesit, recenzentët dhe autorët e teksteve të cilët bëjnë gabime dhe ofendojnë një etnitet të caktuar.

Ministria i Arsimit dhe Shkencës Abdilaqim Ademi i pyetur nga Televizioni Koha se deri ku ka arritur procesi i shpërndarjes së librave, mungesës së librave dhe ndrrimi i tyre me të reja si dhe përmirësimit të gabimeve ku ofendohen rëndë shqiptarët, ka theksuar se ministria është duke përgatitur tekst të ri të ligjit ku do të parashihen gjoba për botuesit, recenzentët dhe autorët e teksteve të cilët bëjnë gabime dhe ofendojnë një etnitet të caktuar.

“Distribuimin e teksteve shkollore e bëjmë në bazë të kërkesava që na vijnë nga shkollat veçanërisht për ndrimin e librave të dëmtuar dhe botimin e të njejtave. Këtë vitë risi ka qenë ndrimi i tekste që kanë qenë të dëmtuara por edhe janë botuar të gjitha tekstet shkollore që kanë qenë mbi 5 vjetë të përdorura. Shkollat që kanë bërë kërkes kanë marrë të gjitha tekstet shkollore, kuptohet në disa raste ka mundë të ketë ndonjë vones, ndërsa shkollat që kajnë tekste shkollore të dëmtuara dhe nuk kanë bërë kërkes në ministrin e arsimit për ndrimin e tyre nuk kanë mundë ti zëvendësojn, mirpo kjo mundë të kompenzohet në periudhën që vjenë, tha për Televizionin Koha Abdilaqim Ademi, ministër i Arsimit.

Ndryshe, shumë shkolla tashmë kanë reaguar se mungojnë librat për nxënësit, ndërsa në tekstet ekzistuese ka shumë gabime trashanike, ndërkaq, nuk mungojnë ofendimet drejtuar shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *