Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Asnjë nga partitë politike nuk guxon që të vë në rrezik perspektivën euroatlantik

Ahmeti: Asnjë nga partitë politike nuk guxon që të vë në rrezik perspektivën euroatlantik

2 shtator-
Z. Ahmeti dhe z. Dezir diskutuan rreth marrëveshjes së Przhinos, negociatave të grupeve të punës, çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik si dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Sot në rezidencën franceze në Shkup, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka realizuar takim me delegacionin e Ministrisë së Jashtme të Francës të prirur nga z. Arlem Dezir, Sekretar Shtetëror për çeshtje evropiane.

Z. Ahmeti dhe z. Dezir diskutuan rreth marrëveshjes së Przhinos, negociatave të grupeve të punës, çështjen e emrit dhe integrimin euroatlantik si dhe marrëdhëniet ndëretnike.

Z. Ahmeti theksoi që marrëveshja e Przhinos duhet të zbatohet në tërësi dhe partitë duhet që të dëshmojnë përkushtim.

BDI angazhohet që kjo marrëveshje të ketë sukses sepse kjo do të përforcon rrugëtimin tonë EuroAtlantik dhe do ti përforcon institucionet e vendit.

Asnjë nga partitë politike nuk guxon që të vë në rrezik perspektivën euroatlantike.

Z. Dezir theksoi që z. Ahmeti dhe BDI kanë luajtur rol të rëndësishëm në vend dhe theksoi që Franca do të vijoj mbështetjen për Maqedoninë, por kërkoi zbatim të pērpiktë të Marrëveshjes së Przhinos.

Në lidhje me marrëdhëniet ndëretnike, Kryetari Ahmeti foli për dallimet me partitë maqedonase në lidhje me zbatimin zyrtar të gjuhës shqipe si dhe për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në frymë dhe germë.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *