Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti do të bëjë reforma në BDI

Ahmeti do të bëjë reforma në BDI

10 shtator-“Dnevnik” shkruan se reformat brenda partiake, Ahmeti do t’i bëjë me qëllim që të ul rivalitetin mes krahut të komandantëve dhe atij të intelektualëve, dhe nuk do të jetë befasi nëse të ashtuquajturit ministrta dhe funksionarë të përhershëm, nuk do të jenë në kombinimin gjatë hartimit të listave zgjedhore partiake.

Partia më e madhe shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim pritet të reformohet, duke sjellë kuadro të reja, të dëshmuara profesionalisht. Kështu bën të ditur gazeta maqedonase, “Dnevnik” në artikullin e fundit me titull: ”Ahmeti pos jell një gjak të ri në BDI, të pakënaqurit do të përçajnë një pjesë të partisë”.

Sipas po të njëjtit burim, me këto reforma, lideri Ahmeti do të bëj përpjekje që t’i tejkaloj ndarjet brenda partiake dhe pakënaqësinë në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

“Dnevnik” shkruan se reformat brenda partiake, Ahmeti do t’i bëjë me qëllim që të ul rivalitetin mes krahut të komandantëve dhe atij të intelektualëve, dhe nuk do të jetë befasi nëse të ashtuquajturit ministrta dhe funksionarë të përhershëm, nuk do të jenë në kombinimin gjatë hartimit të listave zgjedhore partiake.

Paralajmërimi se Ahmeti është i gatshëm për të realizuar reforma në parti, merret si shembull emërimi i ministrit të Ekonomisë për shef të shtabit Zgjedhor të BDI në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.”Zgjedhja e Nezirit për shef të shtabit zgjedhor është vetëm një fillim i reformave partiake, të cilat u paralajmëruan. Ky është konfirmim se partia është e hapur, siç thuhet një fjalë për “gjak të freskët”.

Mirëpo, kjo nuk nënkupton se Ahmeti do t’i përjashtojë kuadrot e vjetra, siç është rasti me sekretarin gjeneral të BDI, Abdylaqim Ademi, të cilin Ahmeti e emëroi për zëvendës të Nezirit. Reformat të cilat do të realizohen në parti do të jenë në harmonizim të kuadrove të reja dhe atyre të vjetra”, thonë nga qendra për informim e BDI –së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *