Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Janeva t’a hetoj rastin “Magjar Telekom”, e vërteta do të del në shesh?!

Ahmeti: Janeva t’a hetoj rastin “Magjar Telekom”, e vërteta do të del në shesh?!

16 shtator-“Unë dëshiroj dhe shpresoj sepse ai prokuror është vendosur nga caqet ndërkombëtare, shpresoj që ta procedoj këtë rast shumë shpejtë, që të del në shesh e vërteta për të cilën populli ka dëshirë të madhe që ta dëgjoj”, deklaroi Ali Ahmeti

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti është i gatshëm në cdo kohë që të përballet me drejtësin lidhur me akuzat e fundit për aferën për telekomin hungarez.

Ai madje bëri thirrje publike që prokurori special të procedoj urgjentisht rastin ‘Magjar Telekom dhe të zbardh të vërtetën para qytetarëve të Maqedonisë.

“Unë dëshiroj dhe shpresoj sepse ai prokuror është vendosur nga caqet ndërkombëtare, shpresoj që ta procedoj këtë rast shumë shpejtë, që të del në shesh e vërteta për të cilën populli ka dëshirë të madhe që ta dëgjoj”, deklaroi Ali Ahmeti duke shtuar se akuzat e fundit për ryshfet prej 5 milion euro janë tentativë për njollosje personale.Por Ahmeti kërcënoi se do t’i padisë të gjithë qëllimdashësit,nëse del i pafajshëm.

“Shpresoj që të del në shesh e vërteta dhe prokurorja të kryej obligimin me saj ligjor. Por nëse vërtetohet e kundërta se unë nuk jam fajtor apo i involvuar në këtë rast të gjitha palët që kanë përmendur emrin tim që kanë bërë përpjekje për ta njollosur do të përballen me padi gjyqësore”, u shpreh kryetar i BDI-së, Ahmeti.

Ndryshe javëve të fundit janë ngritur akuza të rrënda nga një ish ispektor maqedonas, Bogoevski në adres të zyrtarëve më të lartë të BDI-së se kanë marr ryshfet prej 5 milion eurove për rastin e telekomit hungarez.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *