Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Nuk na duhen 10 parti

Ahmeti: Nuk na duhen 10 parti

27 shtator-Nuk është hera e parë që Ahmeti kundërshton krijimin e partive të reja përpos dy partive politike siç dëshiron Ahmeti BDI-së dhe PDSH-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim sot në Zhelinë foli edhe për partitë politike shqiptare, ku sipas Ahmetit më shumë parti është në dëm të shqiptarëve.

“Nuk na duhen 10 parti që do të çojnë dëm me dhjetëra mijëra vota të shqiptarëve. Mandati i fuqishëm na bën më të dobishëm”, tha Ahmeti.

Me këtë mesazh Ahmeti ua bën me dije edhe miqve të tij të vjetër Gëzim Ostrenit dhe Komandat Qufës se partia e tyre UNITETI është në dëm të shqiptarëve. Nuk është hera e parë që Ahmeti kundërshton krijimin e partive të reja përpos dy partive politike siç dëshiron Ahmeti BDI-së dhe PDSH-së

Ndryshe në zgjedhjet e ardhshme do të garojnë më shumë se dy parti politike si BDI, PDSH, LR-PDSH, BESA, PPD dhe së fundmi edhe UNITETI nëse arrijnë të regjistrohen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *