Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti pas Likovës, pritet të vizitojë Lagjen e Trimave në Kumanovë !?

Ahmeti pas Likovës, pritet të vizitojë Lagjen e Trimave në Kumanovë !?

16 shtator-
Lajmi bëhet i ditur nga anëtarë lokal të BDI-së në Kumanovë, por duke mos theksuar se asgjë nuk është konfirmuar. “Nuk e dijmë saktësisht se a do të shkojë në Lagjen e Trimave ose jo. Por kemi dëgjuar se këtë do ta bëjë”, ka deklaruar një përfaqësues i BDI-së në Kumanovë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë vizitës së paralajmëruar sot në Likovë me rastin e ceremonisë së hapjes së një salle sportive pritet që të qëndrojë edhe në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Lajmi bëhet i ditur nga anëtarë lokal të BDI-së në Kumanovë, por duke mos theksuar se asgjë nuk është konfirmuar. “Nuk e dijmë saktësisht se a do të shkojë në Lagjen e Trimave ose jo. Por kemi dëgjuar se këtë do ta bëjë”, ka deklaruar një përfaqësues i BDI-së në Kumanovë.

Ahmeti nuk ka qenë në Kumanovë edhe pas ngjarjeve të 9 dhe 10 majit, ndërsa deputetët e zonës së BDI-së nuk ishin mirëpritur nga banorët e lagjes, që u përfshi në përleshjet e majit. Derisa gati gjithë liderët politik përfshirë edhe ata maqedonas vizituan lagjen që u përfshi në përleshjet e armatosura, këtë nuk e ka bërë akoma Ali Ahmeti dhe Menduh Thaçi.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *