Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: Vota nuk guxon të mohohet (VIDEO)

Ahmeti: Vota nuk guxon të mohohet (VIDEO)

Shkup, 19 shtator – Ndryshe gjatë takimit Ahmeti ka theksuar nevojën që ekspert të ODIHR të kyçen në grupet e punës midis partive politike në vend gjatë bisedave për reformën zgjedhore.

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me delegacionin e OSBE-ODIHR, të përfaqësuar nga Jan Haukaas dhe Beata Martin-Rozumilowicz.

Në takim është diskutuar rreth kodit zgjedhor, komisionit shtetëror të zgjedhjeve, rolit të ODIHR në zgjedhjet e parakohëshme të vitit të ardhshëm.

Ahmeti theksoi që BDI mbështet rekomandimet e ODIHR dhe do të angazhohet që ato të inkorporohen në kodin zgjedhor, në veçanti rekomandimi për baraspeshë të votës për deputet në Maqedoni në krahasim me deputetët në diasporë.

“Në lidhje me regjistrimin aktiv të votuesve, Ahmeti shprehu dyshim për realizueshmërinë e përpiktë të këtij procesi për arsye se ia mohon të drejtën e votës shumë qytetarëve që përkohësisht jetojnë jashtë. Lista e votuesve duhet të pastrohet në mënyrë transparente, me mbikqyrje të partive politike dhe komunitetit ndërkombëtar, nëpërmjet të krahasimit administrativ të të gjitha data bazave ekzistuese në institucionet e vendit si dhe me kontrolle në teren”, thuhet në njoftimin e BDI-së, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe gjatë takimit Ahmeti ka theksuar nevojën që ekspert të ODIHR të kyçen në grupet e punës midis partive politike në vend gjatë bisedave për reformën zgjedhore.

“Në lidhje me modelin zgjedhor, Kryetari Ahmeti theksoi që BDI angazhohet për lista të hapura të kandidatëve dhe vlerëson se modeli me 6 njësi zgjedhore është më përfaqësues dhe i drejtë, ndërsa sa i përket njësive në diasporë duhet të pranohet rekomandimi i ODIHR ose t’ju mundësohet qytetarëve që jetojnë jashtë të votojnë për kandidatët në Maqedoni”, thuhet në njoftimin e BDI-së. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *