Home / Lajme / Rajon / Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen 20 nxënës

Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen 20 nxënës

14 shtator-
Bëhet e ditur se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë dhe se fëmijët nuk e kanë jetën në rrezik.

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, rreth orës 7 e 30 minuta, në fshatin Dritan, ish Dobroshec, të Drenasit.

Pas përplasjes së një kamioni dhe një minibusi, që po transportonte nxënës, kanë mbetur të lënduar 20 sish, nga të cilët 15 u dërguan në trajtim në QKUK, raporton Koha.net.

Bëhet e ditur se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë dhe se fëmijët nuk e kanë jetën në rrezik.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.

“Në rrugën e ‘Ferronikelit’ në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibusi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”, ka thënë Flora Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *