Home / Lajme / Maqedoni / Aksion për dhurimin e gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni

Aksion për dhurimin e gjakut në Ambasadën e SHBA-së në Maqedoni

11 shtator-“Përpjekjet tona do të ndihmojnë për plotësimin e rezervave të gjakut të Kryqit të Kuq dhe për sigurimin e ushqimit dhe rezervave tjera për familjet e rrezikuara për dimrin e ardhshëm. Ky aksion, po ashtu, do t’i ndihmojë Kryqit të Kuq ta zgjerojë rrjetin e dhuruesve në Maqedoni që në çdo kohë të ketë mjaftë rezerva të gjakut për kërkesat e ardhshme”, thuhet në kumtesën e Ambasadës.

Ambasada e SHBA-së në Maqedoni në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit dhe Institutit për transfuziologji do ta shënojë Ditën kombëtare të shërbimit dhe përkujtimit përmes organizimit të aksionit për dhurimin e gjakut dhe aksionit për grumbillimin e produkteve ushqimore dhe mjeteve tjera.

Qëllimi i kësaj ngjarjeje, siç informojnë nga Ambasada, është të bashkohen njerëzit me një qëllim të përbashkët – t’i shërbejnë bashkësisë.

“Përpjekjet tona do të ndihmojnë për plotësimin e rezervave të gjakut të Kryqit të Kuq dhe për sigurimin e ushqimit dhe rezervave tjera për familjet e rrezikuara për dimrin e ardhshëm. Ky aksion, po ashtu, do t’i ndihmojë Kryqit të Kuq ta zgjerojë rrjetin e dhuruesve në Maqedoni që në çdo kohë të ketë mjaftë rezerva të gjakut për kërkesat e ardhshme”, thuhet në kumtesën e Ambasadës.

Para të pranishmëve, gjatë dhurimit të gjakut do të mbajë fjalim ambasadori Xhes Bejli, ndërsa personat e interesuar të cilët dëshirojnë të dhurojnë, do të mund ta bëjnë këtë në Ambasadën e SHBA-së nga ora 9:00 deri në orën 16:00.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *