Home / Lajme / Maqedoni / Ali Ahmeti sot në Komunën e Zhelinës ka lëshuar në funksion një sërë projektesh infrastrukturore (FOTO)

Ali Ahmeti sot në Komunën e Zhelinës ka lëshuar në funksion një sërë projektesh infrastrukturore (FOTO)

Tetovë, 26 Shtator – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga funksionarët partiakë, sot në Komunën e Zhelinës ka lëshuar në funksion një sërë projektesh infrastrukturore, si dhe vizitoi disa biznese të suksesshme.

Karvani i BDI-së u ndal në Zonën e lirë industriale, ku po krijohen kushte të volitshme për investitorë vendas dhe të huaj. Më pas u vizitua Qendra e kontrollit teknik “Besha Trans” në Zhelinë dhe kompania private “Vezë Sharri” në Trebosh.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, tha se këto janë investime për ardhmërinë e brezave.

”Është krenari për të gjithë ne që mundemi të kontribuojmë për zhvillimin e bizneseve. Njëherë ky është një moment i mirë për investitorët vendas, dhe pa dyshim si një shembull pozitiv i punës së suksesshme private që duhet të ndiqet edhe nga të tjetër. Ne dëshirojmë dhe mundohemi që të stimulojmë dhe zhvillojmë edhe shumë projekte të tilla”, tha Ahmeti gjatë vizitës në kompaninë “Vezë Sharri” në Trebosh, transmeton Televizioni Koha.

“Për të gjithë investitorët e interesuar, dyert janë të hapura, dhe ne jemi këtu për nevojat e tyre”, u shpreh kryetari Ahmeti.

Po ashtu sot u lëshuan në përdorim rrugët e bekatonizuara dhe të asfaltuara në fshatin Debërcë të Komunës së Zhelinës. Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Fatmir Izairi, njoftoi se mbi 10 kilometër rrugë janë asfaltuar në Komunën e Zhelinës, si dhe një pjesë e madhe e tyre janë shtruar me bekatonka, të cilat në mënyrë të ndjeshme e përmirësojnë qarkullimin e banorëve dhe cilësinë e jetës së tyre.

“Ne vazhdojmë me realizimin e projekteve tona, dhe për çdo vjet ndërtojmë rrugë në çdo vendbanim të komunës tonë. Ne mbajmë premtimin dhe do të realizojmë në përpikmëri programin tonë”, theksoi para banorëve të Debërcës, kryetari i Komunës së Zhelinës, Fatmir Izairi, transmeton Televizioni Koha.

Të pranishmit i përshëndeti sekretari i përgjithshëm i BDI-së, njëherit ministër i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi. Ai pasi falënderoi për mikpritjen, theksoi se “Jemi këtu për të mbështetur kryetarin e Komunës së Zhelinës dhe banorët e saj, në fuksion të realizimit të projekteve infrastrukturore, të cilat kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të tyre për jetesë”.

Investime në rregullimin e kanalizimit janë bërë edhe në Pallaticë, Uzormisht, Trebosh, me ç’rast punët kanë përfunduar dhe do të bëhet lëshimi në përdorim.

Lëshimi në përdorim i rrugës, ujësjellësit dhe kanalizimit do të bëhet gjithashtu në Zhelinë ku do të vizitohet edhe kompania “Golec Trans” si dhe në fund do të mbahet tubim qendror për promovimin e projekteve të realizuara në këtë periudhë kohore në restorantin “Dy Fazanat” në Zhelinë. /Tv Koha/




Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *