Home / Lajme / Maqedoni / Ambasadorja në Zagreb lan makinën zyrtare para ndërtesës

Ambasadorja në Zagreb lan makinën zyrtare para ndërtesës

20 shtator-
Mëngjesin e djeshëm vozitësi i makinës zyrtare, me kovë me shkumë dhe aspirator e pastron makinën. Fqinjët e revoltuar e kanë kontaktuar redaksinë e a1.on dhe kanë treguar se kjo është praktikë e rregullt, nga e cila përkundër vërejtjeve nuk heq dorë.

Ambasadorja e Maqedonisë në Kroaci, Daniela Karagjozoska është e padëshiruar në lagjen në ndërtesën elite të Zagrebit, Vidikovac, ku fqinjët e saj tashmë një kohë të gjatë kanë vërejtje për sjelljen e saj, veçanërisht për shprehinë që ta lajë makinën zyrtare në parkingun para ndërtesës.

Lajmin e bëri të ditur a1.on, i cili i referohet informatave dhe fotografive të marra nga fqinjët e ambasadores.

Mëngjesin e djeshëm vozitësi i makinës zyrtare, me kovë me shkumë dhe aspirator e pastron makinën. Fqinjët e revoltuar e kanë kontaktuar redaksinë e a1.on dhe kanë treguar se kjo është praktikë e rregullt, nga e cila përkundër vërejtjeve nuk heq dorë.

Disa herë është raportuar për sjellje të pahijshme të përfaqësueses diplomatike në Kroaci, siç ishte rasti i para disa muajve me stolisjen dhe përdorimin e veturës zyrtare për ditëlindjen e vajzës së saj.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *