Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet 21 vjeçari nga Gostivari që operonte në Pollog (VIDEO)

Arrestohet 21 vjeçari nga Gostivari që operonte në Pollog (VIDEO)

Tetovë, 15 shtator – Një pjese e sendeve të konfiskuara, sonte rreth mesnatës janë gjetur në një ndërtesë bosh në Gostivar. Pas kontrollit të ndërtesës, u gjetën: 4 veshje të grave, 3 çanta për gra, një bluzë dhe një kuti metalike. Materialet e gjetura janë fotodokumentuar dhe më vërtetim janë marrë për ekspertizë.

Mbrëmë rreth orës 20, njësiti i policisë së Tetovës ka privuar nga liria 21-vjeçarin Xh.I nga fshati Debresh i Gostivarit, i cili është kërkuar me telegram nga mesi i gushtit, pasi ai nuk është kthyer në për dënimin në burgun e “Ohrit”, njofton SPB-Tetovë, transmeton Televizioni Koha.

Pas arrestimit dhe mbajtjes në Stacionin Policor të Gostivarit, sot ai është kthyer në burgun e Ohrit.

21 vjeçari Xh.I, ndryshe ai dyshohet se muajin e kaluar në disa zona të Tetovës ka bërë plaçkitje në disa objekte tregtare dhe të tjera.

Sipas informatave në dispozicion nga SPB-Tetovë, i dyshuari me forcë ka kryer plaçkitje duke marr para nga arkat, edhe disa sende të tjera.

Një pjese e sendeve të konfiskuara, sonte rreth mesnatës janë gjetur në një ndërtesë bosh në Gostivar. Pas kontrollit të ndërtesës, u gjetën: 4 veshje të grave, 3 çanta për gra, një bluzë dhe një kuti metalike. Materialet e gjetura janë fotodokumentuar dhe më vërtetim janë marrë për ekspertizë. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

”Lëvizja Besa do ta ketë anëtarin e saj në KSHZ”

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli për Makfaks ka deklaruar se partia në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *