Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet në Qafë Thanë dr. Adil Mustafa, pronari i spitalit “Shëndeti” në Tetovë. Sot i njejti eshte liruar, pasi pagoi gjoben.

Arrestohet në Qafë Thanë dr. Adil Mustafa, pronari i spitalit “Shëndeti” në Tetovë. Sot i njejti eshte liruar, pasi pagoi gjoben.

22 shtator-Ai u arrestua disa orë pasi që mbajti konferencën me gazetarët, ku denoncoi një bankë në Shkup dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë, duke përmendur drejtpërdrejt zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri, për obstruksione dhe dëme me skenare për dështimin e këtij projekti, që siç u tha do të ishte konkurrentë për disa spitale tjera.

Mbrëmë në pikën kufitare të Qafë Thanës është arrestuar dr. Adil Mustafa, drejtues i spitalit “Shëndeti” në Tetovë. Lajmi u bë i ditur nga Idriz Sinani nga Forumi për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut IGFM në Maqedoni.

Sipas IGFM, Mustafa pritet të dërgohet në Tetovë, ku do të merret në pyetje, por nuk ka hollësi të tjera.

Ai u arrestua disa orë pasi që mbajti konferencën me gazetarët, ku denoncoi një bankë në Shkup dhe zyrtarë të lartë të Qeverisë, duke përmendur drejtpërdrejt zëvendëskryeministrin Musa Xhaferri, për obstruksione dhe dëme me skenare për dështimin e këtij projekti, që siç u tha do të ishte konkurrentë për disa spitale tjera.
Dr. Adil Mustafa sot eshte liruar pasi denimi i tij me burg eshte shendruar ne denim ne te holla te cilen i njejti sot e ka paguar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *