Home / Lajme / Rajon / Basha: Droga, në të gjithë vendin. Narkotrafikantët, në Parlament

Basha: Droga, në të gjithë vendin. Narkotrafikantët, në Parlament

16 shtator-“Ka caktuar narkotrafikantët në administratë, në Parlament, kryetarë bashkie. Emblema e Ramës janë roshët, bushët, bardhët, ndonët, peçët e të tjerë. Trafikantë të dënuar apo të ndjekur që administrojën sot territore me pushtetin që u dha Edi rama”, deklaroi kreu i PD.

Lulzim Bashës iu desh pak më shumë se një orë për të dalë me reagimin ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në takimin “Antidroga, një histori suksesi”, ku Policia e Shtetit publikoi rezultatet në luftën kundër narkotrafikut.

Kreu i opozitës e cilësoi një shfaqje të turpshme, propagandë dhe përpjekje të mazhorancës për të mbyllur të vërtetën.

“Qindra oficerë policie janë thirrur me dhunë në kazermën mediatike të Ramës, ndërsa trafikantët vazhdonin aktivitetin e tyre, plantacionet e drogës shtohen, parcelat që ruhen me armë në krahë nga habilajt dhe shullazët e Tahirit shtohen”, deklaroi Basha.

Sipas Bashës, bilanci i vërtetë i gjithë asaj që e quajti shfaqje, janë qindra-mijëra euro të taksapaguesve shqiptarë që u çuan dëm për propagandë, ndërkohë që Edi Rama shkumëzonte dhe djersiste kundër opozitës dhe medias që, sipas Bashës, i ka nxjerë në shesh të palarat dhe lidhjet e kësaj Qeverie me krimin dhe narkotrafikun.

Basha përmendi disa raporte ndërkombëtare për vitet 2009, 2010, 2011 dhe 2012, ku sipas tij, Shqipëria vlerësohej për luftën kundër trafikut të drogës dhe ishte hequr nga lista e vendeve tranzit të saj.

Për shefin e opozitës, kjo qeveri dhe kryeministri Edi Rama nuk mund ta luftojnë trafikun e drogës, sepse:

“Ka caktuar narkotrafikantët në administratë, në Parlament, kryetarë bashkie. Emblema e Ramës janë roshët, bushët, bardhët, ndonët, peçët e të tjerë. Trafikantë të dënuar apo të ndjekur që administrojën sot territore me pushtetin që u dha Edi rama”, deklaroi kreu i PD.

Basha e mbylli fjalën e vet me thirrjen për miratimin e ligjit për dekriminalizimin.

“Të nisë dekriminalizimi dhe nisja e tij nga testi i drogës për ty dhe ministrit tënd. Do të ishte një fillim i mbarë”, tha Basha.

/ Top Channel

Gjithashtu lexo

Digjet një Audi Q7

Në rrethana ende të pasqaruara është djegur një veturë e tipit “Audi Q7”në qytetin e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *