Home / Lajme / Maqedoni / BDI demanton përplasjet

BDI demanton përplasjet

9 shtator-Bekim Neziri është zgjedhur me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, dhe me vota unanime nga kryesia qendrore e BDI-së pa asnjë kundërshtim ose hezitim të vetëm, dhe rrjedhimisht, që nga ajo ditë, të gjitha strukturat e partisë janë rreshtuar pas Shtabit Qendror Zgjedhor.

Shpifjet dhe konstrukcionet për gjoja përplasje në BDI gjatë zgjedhjes së shefit të Shtabit Qendror Zgjedhor të Bashkimit Demokratik për Integrim për zgjedhet e ardhshme, janë pjesë e fushatës antishqiptare dhe anti-BDI që po zhvillohet në mënyrë të koordinuar nga më shumë qarqe.
Bekim Neziri është zgjedhur me propozim të kryetarit Ali Ahmeti, dhe me vota unanime nga kryesia qendrore e BDI-së pa asnjë kundërshtim ose hezitim të vetëm, dhe rrjedhimisht, që nga ajo ditë, të gjitha strukturat e partisë janë rreshtuar pas Shtabit Qendror Zgjedhor.
Ditë më parë paralajmëruam qytetarët që në muajt në vijim, në vigjilje të zgjedhjeve, do të zhvillohet një fushatë e paskrupullt me shpifje dhe konstrukcione të pabaza, me qëllim të vetëm që ta shkatërrojnë organizimin e suksesshëm politik shqiptar në Maqedoni.
Koha kur të tjerët kanë përfaqësuar shqiptarët dhe i kanë emëruar të parët e tyre ka përfunduar dhe nuk do të përsëritet asnjëherë më. Sot, shqiptarët janë të zot të vetvetes dhe nuk do të lejojnë që qarqe antishqiptare ta diktojnë dhe shfrytëzojnë politikën shqiptare në Maqedoni.
Ftojmë shqiptarët që mos të biejnë pre e këtyre fushatave tendencioze kundër BDI-së dhe kundër kryetarit Ahmeti, sepse ky projekt antishqiptar, dëm nuk ka për qëllim dëmtimin e vetëm një individi ose partie, po synon të rrënojë themelet e organizimit shoqëror e politik shqiptar, dhe instalimin e një sistemi anarkie dhe vazaliteti të cilin dikur e kundërshtuam edhe me rezistencë të armatosur.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *