Home / Lajme / Maqedoni / BDI hesht për partinë e re dhe përçarjet

BDI hesht për partinë e re dhe përçarjet

22 shtator-Ditëve të ardhëshme pritet që të ketë zhvillime tjera lidhur me formimin e partisë së re të cilës I prijnë Gëzim Ostreni dhe Zulfi Adili. BDI ende nuk ka dalur me qëndrim zyrtarë lidhur me këto pakënaqësi.

Rafis Aliti thotë se BDI-ja ka shumë nevojë për reforma dhe se do të këmbëngul në këtë iniciativë brenda partisë duke i bërë thirrje, bashkë-partiakëve dhe ish bashkëluftëtarëve të tij që tanimë kanë iniciuar formimin e partisë “Uniteti” që të kthehen për ta mbështetur atë në synimin për reformimin e BDI-së.“E them me përgjegjësi se Rafis Aliti ngel në BDI, ngel në kursin politik të reformimit të BDI-së. Mendoj se është interes i vetë BDI-së dhe shqiptarëve në Maqedoni që reforma të vazhdojë në BDI, njëkohësisht nëse dikush ka marrë iniciativë nga bashkëluftëtarët e mi nga bashkë-partiakët e mi, se vendin e ka në BDI dhe gjithsesi se kontributi i tyre në drejtim të reformave do të ishte shumë i madh. Mbi gjitha unë e shoh si dëm jo vetëm të BDI-së por edhe të shqiptarëve në Maqedoni për shkak se coptimi i elektoratit nuk është në interes të shqiptarëve në Maqedoni. Këtë e them se e kaluara ka treguar se çdo herë kur kemi qenë të përçarë pozicionet shqiptarëve në Maqedoni kanë qenë më të dobëta”, deklaroi Rafis Aliti, deputet i BDI-së.Ndryshe dje edhe zyrtarisht deputeti Zulfi Adili i njohur si komandant Qufa konfirmoi iniciativën për formimin e partisë së re ‘Uniteti’ në krye të së cilës pritet te jetë gjenerali i UÇK-së, Gëzim Ostreni. Ndërsa lajmi i fundit për partinë e re politike me emrin “UNITETI” ka të bëjë me subjekt të ri politik me bartës kryesor zyrtarë të lartë të BDI-së që janë të pakënaqur me politikat e kësaj partie. Promovimi i këtij subjekti publikisht u bë nga deputeti i deritanishëm i BDI-së, Zulfi Adili. Kryetar i Kërçovës, Fatmir Dehari, emri i të cilit përmendet në media në mesin e “të rebeluarve në BDI” dhe kinse përfshirjes në partinë e re në një prononcim ka thënë se reforma është një vlerë që kërkohet në çdo institucion dhe organizime politike, por që nuk është ai që do t’i diktojë këto reforma.Me këtë ai hedh poshtë zëra se i përket njërit apo tjetrit grup, duke ritheksuar se ai është kryetar i qytetarëve të Kërçovës dhe për të me rëndësi është që të jetë sa më afër atyre që e kanë zgjedhur. Por lidhur me këto zëra kontrakditor, përmes një komunikate sot ka reaguar Lëvizja “Uniteti”, e cila apelon deri tek mediat që të mos përdoren emra të përveçëm në lidhje me të.“Lëvizja Uniteti, është një Lëvizje civile politike e formuar me vullnetin e lirë të pjesëmarësve në mbledhjen themeluese të mbajtur në Tetovë, datë 20 qershor 2015 kur edhe është nënshkruar vetë akti i themelimit. Lëvizja Uniteti përbëhet nga mbi 20 Shoqata dhe grupe tjera joformale, aktivistë dhe intelektualë tjerë me vlera dhe kontribute përgjatë viteve në shoqëri. Ajo paraqet një bllok liberal dhe konstruktiv opozitar të njerëzve vullnetmirë që duan të avancojnë proceset emancipuese në shoqëri”, reagoi kjo lëvizje, ku një nga protagonistët e saj është Valon Kurtishi nga shoqata e njohur Illyricum Libertas.Ditëve të ardhëshme pritet që të ketë zhvillime tjera lidhur me formimin e partisë së re të cilës I prijnë Gëzim Ostreni dhe Zulfi Adili. BDI ende nuk ka dalur me qëndrim zyrtarë lidhur me këto pakënaqësi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *