Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon llogari nga BESA për fushatën e shtrenjtë mediatike Shkup

BDI kërkon llogari nga BESA për fushatën e shtrenjtë mediatike Shkup

20 shtator-Sipas tij, BESA madje fillimisht duhet të tregojë orientimin e saj të vërtetë politik e ideologjik, dhe mos të fshihet pas një virytiti të shenjtë të shqiptarëve. “Eksponentët e Besës, pa kurrfarë turpi, orientimin e tyre aziatik, e kamuflojnë me Besën shqiptare”, u shpreh ai.

Përfaqësues të Bashkimi Demokratik të Integrim, kërkojnë llogari nga Lëvizja BESA, lidhur me prejardhjen e mjeteve financiare të fushatës së saj të shtrenjtë mediatike në prag të zgjedhjeve të parakoshme parlamentare. Kjo, pasiqë Lëvizja BESA ka filluar të bëjë propagandë të shtrenjtë mediatike, madje edhe duke investuar në objekte minore infrastrukturore, siç janë urat, vetëm e vetëm për të përfituar ndonjë përkrahës.

Nga BDI theksojnë se eksponentët e Lëvizjes BESA, shumica e të cilëve janë “shëtitës” nëpër të gjitha partitë paraprake, duhet të bëhen të sinqertë me padronët dhe me vetveten, dhe të tregojnë burimin e vërtetë të mjeteve të tyre financiare. Këtë gjë duhet ta bëjnë para se ta gënjejnë popullin se janë shumë të ndershëm e të moralshëm, dhe para se t’i sulmojnë partitë e tjera për gjoja afera korruptive. “BESA duhet të tregojë prejardhjen e vërtetë të mjeteve financiare për gjithë këtë fushatë të shtrenjtë mediatike, me bilborde dhe reklama të shtrenjta, me portale, revista e televizione që po ngritë”, theksoi një ditë më parë burimi ynë nga BDI.

Sipas tij, BESA madje fillimisht duhet të tregojë orientimin e saj të vërtetë politik e ideologjik, dhe mos të fshihet pas një virytiti të shenjtë të shqiptarëve. “Eksponentët e Besës, pa kurrfarë turpi, orientimin e tyre aziatik, e kamuflojnë me Besën shqiptare”, u shpreh ai.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *