Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon përsëri që presidenti të zgjedhet nga Kuvendi

BDI kërkon përsëri që presidenti të zgjedhet nga Kuvendi

30 Shtator – Përfaqësuesit e BDI-së në grupin e punës, dje gjatë kohës së diskutimeve për ndryshimin në Kodin Zgjedhor kanë kërkuar që në pako të futet edhe kërkesa e tyre, që kryetari i shtetit të zgjidhet nga Kuvendi, sipas parimit të Bandenter.

Kjo kërkesë e tyre daton që nga zgjedhjet e kaluar dhe në vete implikon ndryshime kushtetuese, sepse përzgjedhja e shefit të shtetit është e rregulluar me aktin më të lartë juridik të shtetit.

Nga BDI thonë se tani kur bisedohet për legjislacionin zgjedhor është logjike që të hapen të gjitha pyetjet. VMRO-DPMNE dhe LSDM tani për tani nuk kanë komentuar këtë çështje.

Ky propozim i BDI-së bëhet në kohën kur partia e Ali Ahmetit publikisht i ka të ngrira raportet me presidentin aktual Gjorgje Ivanov.

“Ftohja” daton që nga zgjedhjet e fundit presidenciale gjatë të cilave BDI trumbetoi me bujë propozimin për një president konsensual, një kërkesë që u injorua kategorikisht nga VMRO-ja, e cila për më shumë e kandidoi përsëri Ivanovin.

Pas kësaj, BDI bëri thirrje për bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale, një hap që sipas shumë njohësve të zhvillimeve politike, ndikoi që Ivanov të fitojë përballë kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski, i cili kishte ngritur platformën zgjedhore duke u mbështetur edhe në votat e shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *