Home / Lajme / Maqedoni / BDI reagon ndaj akuzave të Spitalit privat “Shëndeti” në Tetovë

BDI reagon ndaj akuzave të Spitalit privat “Shëndeti” në Tetovë

23 shtator-Ne kemi bërë gjithçka që ishte e mundur në kuadër të kompetencave tona për ta ndihmuar këtë projekt, dhe shpeshherë kemi dalë edhe mbi këto mundësi. Por fatkeqësisht, spitali në fjalë asnjëherë nuk i plotësoi kushtet e nevojshme kadrovike që i kërkon ligji

Lidhur me akuzat e pabaza të Spitalit privat “Shëndeti” në Tetovë ndaj BDI-së

Bashkimi Demokratik për Integrim, i hedh poshtë si të pabaza të gjitha akuzat e sotme të lëshuara nga drejtuesit e Spitalit privat “Shëndeti” në Tetovë.
Ne kemi bërë gjithçka që ishte e mundur në kuadër të kompetencave tona për ta ndihmuar këtë projekt, dhe shpeshherë kemi dalë edhe mbi këto mundësi. Por fatkeqësisht, spitali në fjalë asnjëherë nuk i plotësoi kushtet e nevojshme kadrovike që i kërkon ligji, për të mundësuar shërbime shëndetësore në nivel, dhe pa e vënë në rrezik shëndetin e jetën e qytetarëve.
Për më tepër, ne nuk mund të futemi në menaxhimin ditor të bizneseve të z. Adil Mustafa, e as t’ia rrisim besimin dhe simpatinë e qytetarëve (pacientëve) ndaj punës dhe shërbimeve të tij.
Ne kemi qenë dhe mbetemi në shërbim të çdo investitori të jashtëm dhe të brendshëm, dhe këtë gjë e kemi dëshmuar shumë herë, por nuk mund të lejojmë që mossukseset të cilat vijnë si rezultat i keqmenaxhimit të dikujt, të arsyetohen me akuza politike.

Me respekt,
Sekretariati për informim – Bashkimi Demokratik për Integrim

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *