Home / Lajme / Maqedoni / BDI:Shpifjet vijnë nga Beogradi

BDI:Shpifjet vijnë nga Beogradi

23 shtator-Kjo fushatë antishqiptare, gjithnjë e më tepër po përballet me një mobilizim masovik të të gjitha strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, që do të rezultojë me një fitore plebishitare në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016.”, thuhet në reagimine BDI-së.

Pas një heshtje të gjatë sot me reagim ka dalur Bashkimit Demokratik ëpr Integrim. Në reagim thuhet. Shpifjet dhe konstrukcionet tendencioze të njëpasnjëshme kundër Bashkimit Demokratik për Integrim, kryetarit Ahmeti si dhe funksionerëve të tjerë të subjektit më të madh të shqiptarëve në Maqedoni që burojnë në Beograd dhe në Shkup, nuk kanë të ndalur dhe ashpërson çdo ditë e më tepër.Kohë më parë paralajmëruam qytetarët se në muajt në vijim do të vërshohen nga shpifje të tmerrshme dhe akuza nga më të ndryshmet me të vetmin qëllim që të dëmtojnë BDI-në, imazhin e kryetarit Ahmeti si dhe të nxisin përçarje në radhët politike të shqiptarëve.Djemtë dhe vajzat më të mira të kombit nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare janë të radhitur në Bashkimin Demokratik për Integrim dhe sot punojnë me po të njejtin përkushtim sikur në vitin 2001, për të avancuar të drejtat kolektive shqiptare, drejt barazisë së plotë midis komuniteteve shumicë në vend.Shpifjet që vijnë nga Beogradi dhe frymëzohen në Shkup, por që fatkeqësisht gjejnë hapësirë edhe në disa media të pakta shqipfolëse, janë në shërbim të forcave të errëta që po nxisin të gjitha incidentet dhe fushatat kundër BDI-së, liderit Ahmeti dhe bashkëpunëtorëve të tij.Kjo fushatë e koordinuar dhe e planifikuar gjatë kohë në qarqe të caktuara, për fat të keq po gjen përkrahje indirekte edhe tek disa subjekte të vogla shqiptare, të cilat me oportunizëm po vihen në shërbim të dëmtimit të organizimit politik shqiptar në Maqedoni.Fushata e pandershme e shpifjeve dhe konstruksioneve të vazhdueshme, as kësaj radhe nuk do të gjejë përkrahje tek qytetarët shqiptarë. Kjo fushatë antishqiptare, gjithnjë e më tepër po përballet me një mobilizim masovik të të gjitha strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, që do të rezultojë me një fitore plebishitare në zgjedhjet e parakohshme të vitit 2016.”, thuhet në reagimine BDI-së.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *