Home / Lajme / Maqedoni / BE-ja e përshëndeti marrëveshjen për zgjedhjen e Prokurorit special

BE-ja e përshëndeti marrëveshjen për zgjedhjen e Prokurorit special

15 shtator-.Bashkimi Evropian sot e përshëndeti marrëveshjen që pas tre ditëve negociatash u arrit mes partive kryesore politike në Republikën e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për zgjedhjen e Prokurorit special që do të merret me rastet “Përgjimi” dhe “Puç”

Opozita në Maqedoni është shprehur e kënaqur me arritjen e marrëveshjes për prokurorin special duke shpresuar në epilog lidhur me atë që njihet si aferë e përgjimeve. Lideri i lidhjes social-demokrate Zoran Zaev ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë se zgjidhja ligjore garanton autonomi të plotë për prokuroren speciale, Katica Janeva.”Prokurori do të ketë një mandat prej katër viteve me të drejtë të rizgjidhet. Mendoj se pavarësia në punën e tij është e garantuar. Bëhet fjalë për një prokurore e cila nuk ka kurrfarë ngjyrimesh politike. Besoj se janë plotësuar të gjitha kushtet për një fillim të mirë të procesit gjyqësor që në fund të kemi një vendim të mirë i cili do të ishte në interes të qytetarëve të Maqedonisë“, ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, kryetari i Lidhjes social-demokrate në opozitë, Zoran Zaev.Bashkimi Evropian sot e përshëndeti marrëveshjen që pas tre ditëve negociatash u arrit mes partive kryesore politike në Republikën e Maqedonisë për miratimin e Ligjit për zgjedhjen e Prokurorit special që do të merret me rastet “Përgjimi” dhe “Puç”.Pasi prokuroja e Gjevgjelisë Katica Janeva u dakordua sot ta udhëheqë ekipin e prokurorëve që do të punojë në këto raste, ndërsa pasdite pritet të zgjidhet edhe nga Kuvendi i Maqedonisë, Brukseli zyrtar u prononcua se është i kënaqur që kjo pikë që është pjesë nga Marrëveshja për zgjidhjen e krizës politike në Maqedoni, e arritur më 2 qershor dhe 15 korrik, është zgjidhur përfundimisht.”Ne e përshëndesim marrëveshjen që u arrit nga partitë politike sot në mëngjes në Shkup për zgjidhjen e Prokurorit special, që, siç e dini është element i rëndësishëm nga marrëveshja politike që u ndërmjetësua nga komisioneri Han dhe disa eurodeputet në qershor dhe korrik. Presim miratim të ligjit relevant në Parlament dhe presim që Prokuroi special do ta fitojë tërë mbështetjen e nevojshme që ta përmbushë detyrën e rëndësishme që e ka”, theksoi Maja Kocijançiç zëdhënëse e Komisionit Evropian.Në pyetjen, nëse tani është gjithçka e pastër që komisioneri për negociata për zgjerim Johanes Han të vijë të premten në Shkup dhe Dialogu inkuadrues i nivelit të lartë (HLAD) të vazhdojë mes Komisionit dhe Republikës së Maqedonisë, zëdhënësja e saj me konfirmim:”Siç veçmë thashë javën e kaluar, po, komisioneri planifikon të udhëtojë në Shkup dhe do të jetë atje më 18-të shtator, këtë të premte dhe presim gjatë vizitës së tij, HLAD të realizohet”, precizoi Kocijançiç.

Deputeti dhe njëkohësisht edhe pjesëmarrës në negociata si përfaqësues i BDI -së Artan Grubi në profilin e tij në Facebook njoftoi se Prokurori special në Kuvend do të miratohet me shumicë të Badinterit.“Pas negociatave disajavore, arritëm kompromis mbi miratimin e një ligji të ri të veçantë për prokuror special. Prokurori Special miratohet në Kuvend me shumicë të Badinterit. Edhe prokuroret tjerë do të zgjidhen me shumicën e Badinterit, me ç’rast garantohet legjitimitet i dyfishtë dhe konsensual i këtij institucioni. Ligji ia mundëson gjithashtu Prokurorit Special të drejtën e marrjes së rastit Monstra dhe Sopot në çdo kohë nga instancat e tjera. Përfaqësimi i drejtë dhe adekuat në te gjithe nivelet prokuroriale, hetuese dhe administruese garantohet shtesë edhe me këtë ligj.”, shkruan Grubi .”Zgjedhja e prokurorit special është për t’u përshëndetur, me shpresë se e gjithë kjo nuk do të jetë një lojë e re dhe e gjitha në kurriz të popullatës në përgjithësi”, thuhet në kumtesën e sotme të RDK-së lidhur me zgjedhjen e prokurorit special.Siç thuhet në kumtesë, nëse koha shihet me mëngjesin, atëherë këto manovrime të deritanishme për zgjedhjen e prokurorit special nuk lejnë hapësirë për një fillim të shëndoshë të ndërtimit të një shteti ku sundimi i ligjit do të jetë mbi të gjithë.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *