Home / Lajme / Maqedoni / Benzina shtrenjtohet për gjysmë denari, dizeli për një denar

Benzina shtrenjtohet për gjysmë denari, dizeli për një denar

21 shtator-Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 62,50, ndërsa i EUROSUPER BS-98 64,50 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 38,50 denarë për litër.

Benzina prej sonte në mesnatë shtrenjtohet për gjysmë denari për litër, ndërsa çmimi i dervateve dizel shtrenjtohen për një denar, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë (KRRE).

Me këtë vendim bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të atyre të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 2,32 përkatësisht 1,56 për qind.

Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 do të jetë 62,50, ndërsa i EUROSUPER BS-98 64,50 denarë për litër. EURODIZEL (D-E V) do të shitet për 50, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) për 38,50 denarë për litër.

Për 0,221 denarë për kilogram rritet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS dhe tani do të kushtojë 20,122 denarë.

Si shkak për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës nga KRRE i cekin për 2,45 për qind çmimin mesatar më të lartë të naftës së papërpunuar në tregun botëror gjatë 14 ditëve të fundit dhe për 0,595 për qind kursit më të lartë të dollarit në raport me denarin.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *