Home / Lajme / Maqedoni / Besa:Selia e BDI-së pallati i ryshfetit

Besa:Selia e BDI-së pallati i ryshfetit

12 shtator-Mendojmë se “Pallati i Ryshfetit” bashkë me “Udhën e Çadrave”, “Qytetin e Helmuar” dhe “Qytetin e Etur”, do ta ngrinte numrin e vizitorëve dhe turistëve në Tetovë dhe do ta bënte Tetovën simbol të helmimit dhe etjes, ndërsa tash edhe të ryshfetit.

Aksioni i Rinisë së Lëvizjes BESA “Të faleminderit Komandant që na shite 5 milionë euro!” para dy ditëve filloi në Shkup, kurse dje vazhdoi edhe në qytetin e Tetovës.

“Arsyeja e këtij aktiviteti në Tetovë ishte që kryetaren e Komunës së Tetovës, znj. Teuta Arifi, në ironi ta përshëndesim dhe ta përgëzojmë për “Udhën e Çadrave”, si dhe për dy atraksionet e mëdha “botërore” të njohura si “Qyteti i Helmuar” dhe “Qyteti i Etur” dhe, me këtë rast, t’ia propozojmë edhe një pikë turistike me emrin “Pallati i Ryshfetit”. I propozojmë znj. Arifi që selinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, aty ku kanë ardhur si ryshfet 5.000.000 eurot e “Maxhar Telekom”-it, ta shpallë atraksion turistik.
Mendojmë se “Pallati i Ryshfetit” bashkë me “Udhën e Çadrave”, “Qytetin e Helmuar” dhe “Qytetin e Etur”, do ta ngrinte numrin e vizitorëve dhe turistëve në Tetovë dhe do ta bënte Tetovën simbol të helmimit dhe etjes, ndërsa tash edhe të ryshfetit.
Prandaj, për ta përmbyllur simbolikën e këtij aksioni, dje me datë 11 shtatorë, aktivistët e BESËS vendosën disa shenja të improvizuara rrugore prej te hyrja e qytetit e deri në Reçicë të Vogël. Që të jetë ironia edhe më e madhe, mbrëmë gjatë natës, shenjat në fjalë dikush i ka larguar duke menduar se ashtu do ta mbulojë turpin dhe krimin e kryer. Ne konsiderojmë se aksioni për sensibilizim ishte i suksesshëm kështu që BESA edhe në të ardhmen do të vazhdojë të alarmojmë dhe të shpalos krimet dhe korrupsionet e bëra nga pushtetarët, në formë dhe mënyrë origjinale ashtu siç është edhe vetë Lëvizja BESA”, tha Adnan Sulejmani, nga Lëvizja Besa. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *