Home / Lajme / Maqedoni / Bisedime për prokurorin deri në orët e mëngjesit

Bisedime për prokurorin deri në orët e mëngjesit

13 shtator-Sipas burimeve të njëjta, VMRO DPMNE-ja po tenton që përmes disa detajeve të bllokojë punën e prokurorit special. Bisedimet vazhdojnë sot nga ora 11 në Klubin e Deputetëve.

Ka përfunduar pa marrëveshje mbrëmë vonë takimi i grupit të punës për prokurorin special. Bisedimet që zgjaten deri në orën 2 të mëngjesit, nuk rezultuan me marrëveshje përfundimtare, edhe pse ka përafrime mes palëve. Burime nga bisedimet thonë se palët janë marrë vesh që të ketë edhe prokurorë shtesë përveç prokurorit special, por është arritur marrëveshje rreth numrit të tyre. Sipas burimeve të njëjta, VMRO DPMNE-ja po tenton që përmes disa detajeve të bllokojë punën e prokurorit special. Bisedimet vazhdojnë sot nga ora 11 në Klubin e Deputetëve.

Faktori ndërkombëtar dëshiron që çështjen e prokurorëve, numrin dhe mënyrën e zgjedhjes së tyre ta përmbyllë në orët në vazhdim, me qëllim që teksti final i propozim/ligjit të dorëzohet të hënën në Kuvend. Ditët e fundit të mbetura nga afati i 15 shtatorit, ndërkombëtarët presin t’i shfrytëzojnë për diskutime rreth emrit të prokurorit. Nëse palët mbeten jo konstruktive dhe marrëveshja nuk arrihet deri më 15 shtator, pritet imponim i zgjidhjes nga faktori ndërkombëtar, si garantues të marrëveshjes. Nuk përjashtohet mundësia

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *