Home / Lajme / Maqedoni / Bogovinë:Hajni kapet nga kamerat e sigurisë

Bogovinë:Hajni kapet nga kamerat e sigurisë

12 shtator-“Fatmirësisht pasi hajni i maskuar ka hyrë në lokal ka kontrolluar arkën dhe pasi ka parë se nuk ka mjete është larguar. Kamerat e sigurisë kanë kapur hajnin e maskuar dhe të njejtat i janë dorëzuar policisë për hetime të mëtejshme”, thotë pronari i lokalit, transmeton Tv koha

Bogovina vazhdon të jetë cak i hajnave. Brenda tre ditëve janë vjedhur dhe plaçkitur tre lokale tregtare. Tashmë është e qartë dhe dyshimet e banorëve janë se bëhet fjalë për grup të organizuar që operon në këtë rajon, i cili arriti që brenda një kohe të shkurtë të kryejë vjedhje, njofton Tv Koha

Kësaj radhe cak i hajnave ka qenë lokali tregtarë B2 soft t-mobile partner në fshatin Bogovinë.

Pronari i këtij lokali B.A thekson se hajni i cili ka plaçkitur lokalin ka hyrë i maskuar dhe ka qenë vetëm një person.

“Fatmirësisht pasi hajni i maskuar ka hyrë në lokal ka kontrolluar arkën dhe pasi ka parë se nuk ka mjete është larguar. Kamerat e sigurisë kanë kapur hajnin e maskuar dhe të njejtat i janë dorëzuar policisë për hetime të mëtejshme”, thotë pronari i lokalit, transmeton Tv koha

Nga ana tjetër sot policia ka dalur në vendngjarje dhe është duke bërë hetime lidhur me këtë vjedhje, ndërsa është duke hetuar edhe vjedhjet e dy ditë më parë kur u plaçkitën dy lokale tregtare në fshatin Bogovinë. Nga ky fshat kanë theksuar se nëse nuk meren masa hajnat do të vijojnë të plaçkisin edhe nëpër shtëpi dhe jo vetëm në lokale tregtare.
Banorët e Bogovinës kanë apeluar deri tek Policia që të merr masa sa më shpejtë dhe të zbulojë këto hajna që operojnë në këtë rajon, të cilët plaçkisin nëpër lokalet tregatre. Tv Koha.

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *