Home / Lajme / Maqedoni / Botohet libri që i quan shqiptarët vrasës, reagojnë ashpër shoqatat

Botohet libri që i quan shqiptarët vrasës, reagojnë ashpër shoqatat

28 Shtator – Sipas tyre ky libër është shkruar pa baza historike, ku shqiptarët me shkronja të mëdha i paraqet vrasës dhe ushtrues të gjenocidit në Tetovë dhe gjetiu.

Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Shoqata e kulturës shqiptare në Maqedoni, përmes një reagimi kanë shprehur indinjatën e tyre kundër gjuhës së urrejtjes të përdorur në librin “Makedoncite vo Tetovo od ala turka do ala franga”, që në shqip do të thotë “Maqedonia e Tetovës, prej ala turka deri në ala franga”.

Sipas tyre ky libër është shkruar pa baza historike, ku shqiptarët me shkronja të mëdha i paraqet vrasës dhe ushtrues të gjenocidit në Tetovë dhe gjetiu.

Autori i librit të historis ku shqiptarët e Tetovës dhe Gostivarit paraqiten si vrasës të maqedonasve është aktualisht drejtor i Muzeut të VMRO-së. I njëjti në këtë post është emëruar nga qeveria VMRO-DPMNE – BDI.

Më poshtë mund ta lexoni reagimin e plotë:

Në emër të shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Shoqatës së Kulturës Shqiptare në Maqedoni reagojmë ashpër kundër gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes të çfarëdo lloj konflikti në baza etnike dhe fetare.

Ditë më pare në R. e Maqedonisë u botua libri: “ MAKEDONCITE VO TETOVO OD ALA TURKA DO ALA FRANGA “ autor i së cilës është historiani Branislav SVETOZAREVIÇ (Drejtor i muzeut të luftës nga pavarësia maqedonase), libër i sponzoruar nga Ministria e Kulturës së R. së Maqedonisë duke shkruar pa baza dhe pa të dhëna historike, por me të dhëna tronditëse, ku shqiptarët me shkronja të mëdha i paraqet vrasës dhe ushtrues të gjenocidit në Tetovë dhe gjetiu.

Kjo gjuhë nacionaliste dhe diskriminuese e këtij historiani maqedonas, pas luftës së 2001-të dhe ngjarjeve të fundit në Kumanovë po nxitë urrejtjen mes dy etnikumeve më të mëdha në vend.
Ndihemi tepër të ofenduar, të shqetësuar dhe të provokuar nga vetë Qeveria e Maqedonisë e cila në shumë raste po provokon durimin e qytetarit shqiptar.

Pas encikopledisë maqedonase që shqiptarët i prezanton si “njerëz të zbritur nga mali-popull sllavë por të shqiptarizuar”,botimi i këtij libri me këtë përmbajtje është goditja më e rëndë për shqiptarët të cilët kudo në botë sipas kualifikimit të Branisllav Svetovareviçit janë vetëm vrasës ordiner.

Në pamundësi që të reagojmë përmes institucioneve relevante dhe në mungesë të mbështetjes tek subjektet politike shqiptare që na përfaqësojnë në këtë shtet, i drejtohemi faktorit ndërkombëtar, korit diplomatik në vend , Ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së në Maqedoni që të ndikoni dhe të reagoni që ky libër bashkë me Enciklopedinë e cila akoma qarkullon në shitje dhe haset në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë të tërhiqen nga përdorimi dhe të asgjësohen në praninë e punonjësve shkencorë të Institutit për Trashëgimi Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve.

Të njëjtin mendim dhe qëndrim e ndanë edhe Shoqata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare e cila dyshon thellë se qeveria e Maqedonisë qëllimisht përdorë gjuhë diskriminuese me qëllim që të krijoi trazira në vend duke e paraqitur shqiptarin element destabilizues dhe në këtë mënyrë të fsheh krizën e thellë ekonomike që mbisundon në shtet.

Jemi të vetëdijshëm për zënkat dhe maltretimin e nxënësve shqiptarë nga persona me maska nëpër autobusët e qytetit. Jemi të vetëdijshëm për brutalitetin e komitëve si tifozë të ekipeve sportive, Jemi të vetëdijshëm për gjitha fyerjet që na bëhen në baza etnike dhe fetare. Por gjërat e këtilla të sponzoruara nga qeveria dhe ministresha e Kulturës Z-nja Elizabeta Kamçeska Milevska me heshtjen e kryeministrit Nikolla Gruevski janë të patoleruara.

Me heshtjen e tyre qyqare, detyrohemi të besojmë që në këtë lloj diskriminimi të popullit shqiptarë, kanë gisht edhe përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare si Behixhudin Shehapi sekretar shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Abdylaqim Ademi Ministër i Arsimit dhe shkencës, Fatmir Besimi Ministër në sekretariatin për implementimin e MO-së. e tj.
Kemi aneks të veçantë ku kërkohet mirëqenja qytetare dhe ruajtja e paqës.

Kemi konventa ndërkombëtare kundër çfarëdo lloj diskriminimi, andaj edhe reagojmë ashpër kundër këtij botimi dhe botimeve të ngjashme me këtë siç është Car Dushani, indijanci, shiptari e tj.
Mos e detyroni popullatën shqiptare të rebelohet me ofendimet që i bënë qeveria. Shqiptari nuk e duron turpin, por turpi u mbetet Juve puthadorëve të kësaj qeverie fashizoiode, antishqiptare dhe anti njerëzore.

Shqiptarët mbeten me shpresë që me ndikimin e tyre së shpejti do të kemi një shtet qytetarë ku do të sundoj ligji dhe drejtësia. Shtet i barabartë për gjithë qytetarët e saj.

Andaj kërkojmë që Kryeministri të shkarkoi ministren Kançevska dhe PUBLIKISHT t’i kërkoj falje publike mbarë popullit shqiptarë duke e demaskuar urrejtjen që e ka ndaj shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *