Home / Lajme / Maqedoni / Demagogjia e Gruevskit për Marrëveshjen e Ohrit

Demagogjia e Gruevskit për Marrëveshjen e Ohrit

9 shtator-
“Përmbytjet e paradokohshme në Maqedoninë veriperëndimore të cilat shkaktuan shumë viktima të pafajshme dhe dëm të madh metrial, na detyruan pak më shumë, theksoi të ndjehemi para së gjithash si njerëz nga gjaku dhe mishi, e jo si një palë tjetër apo etnikum tjetër,…më shumë tanët, ndërsa madje pastaj si pjesëtarë të ndonjë bashkësi etnike apo religjion”, deklaroi Gruevski.

Kryeministri Nikola Gruevski, i cili bojkotoi gati të gjitha përvjetorët e Marrëveshjes së Ohrit, dje me rastin e Ditës së Pavarësisë së vendit, ka folur për këtë marrëveshje.

Gruevski është një nga politikanët më të proklamuar maqedonas, i cili kishte injoruar gati çdo ngjarje lidhur me marrëveshjen që i dha fund konfliktit të vitit 2001. Kjo sjellje e tij dëshmoi për mosgatishmërinë e partisë së tij për të implementuar këtë marrëveshje.

Por ja se çfarë tha Gruevski për Marrëveshjen e Ohrit, e cila për 14 vite nuk u implementua.

“Jemi njerëz para së gjithash. Të mos e harrojmë atë. Kjo nuk do të thotë se nuk duhet ta përmbushin Marrëveshjen kornizë. Duhet. Por, të mos e harrojmë dimensionin njerëzor. Të mos lejojmë fatkeqësitë të na përkujtojnë se Zoti ashtu ka vendosur, dhe na ka sjellur në një vend së bashku të jetojmë, dhe duhet së bashku të punojmë”, deklaroi Gruevski.

Ai theksoi se Maqedonia është shtet ku jetojnë qytetarë nga bashkësi të ndryshme etnike dhe religjioze. Mosmarrëveshjet e shumta në planin ndëretnik, përllogaritjet e numrave dhe përqindjeve nga marrëveshja e Ohrit, interpretimet e ndryshme të saj, nënvizoi, kanë efekte të ndryshme.

“Përmbytjet e paradokohshme në Maqedoninë veriperëndimore të cilat shkaktuan shumë viktima të pafajshme dhe dëm të madh metrial, na detyruan pak më shumë, theksoi të ndjehemi para së gjithash si njerëz nga gjaku dhe mishi, e jo si një palë tjetër apo etnikum tjetër,…më shumë tanët, ndërsa madje pastaj si pjesëtarë të ndonjë bashkësi etnike apo religjion”, deklaroi Gruevski.

Gjatë pushtetit të tij, Marrëveshja e Ohrit vazhdon të mos implementohet dhe kjo ndodhë me përdorimin e gjuhës shqipe, bllokimin e shpërndarjes së kuadrove shqiptare të pranuar në administratë në bazë të kësaj marrëveshje dhe shumë çështje të tjera.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *