Home / Lajme / Maqedoni / Djali plagos babain në Xhepçisht (VIDEO)

Djali plagos babain në Xhepçisht (VIDEO)

Tetovë, 19 shtator – I Lënduari mënjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa djali është arrestuar dhe në koordinim me prokurorin puboik është lëshuar, raporton Tv Koha.

Lëndime në kokë dhe plagë në shpinë ka marrë I.L 68 vjeçarë nga fshati Xhepçisht pas dhunës që ka ushtruar djali i tij E.L 33 vjeçarë.Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22 e 30 minuta në shtëpinë e tyre në këtë fshat. Njofton Marijan Josifovski zëdhënës i Sektorit për Punë të Brendëshme në Tetovë, njofton Televizioni Koha.

Sipas rrëfimit të prindit në polici, zënka ka filluar pasi që djali e ka parkuar veturën në oborrin para shtëpisë.Zënka mënjëherë ka dalur prej kontrolli dhe djali me send të fortë e ka goditur babin në kokë dhe më pas i ka shkaktuar edhe plagë në shpinë.

I Lënduari mënjëherë është dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës dhe pas marrjes së ndihmës së parë është lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa djali është arrestuar dhe në koordinim me prokurorin puboik është lëshuar, raporton Televizioni Koha.

Në vendin e ngjarjes është kryer hetim dhe janë marrë gjurmë për analizë, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit do të ketë edhe padi adekuate, paralajëmroi Josifovski. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *