Home / Lajme / Maqedoni / Dy aksidente në Tetovë, lëndohen gjashtë persona

Dy aksidente në Tetovë, lëndohen gjashtë persona

22 shtator-Pesë bashkëudhëtarët e lënduar në automjet janë të moshës prej 10 deri në 35 vjet, të gjithë janë nga Piroku, me automjet tjetër janë dërguar në Spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së dhënë të gjithë janë lëshuar në shtëpi.

Mosmbajtja e distancës dhe vozitja e shpejtë janë arsyet për dy aksidentet që kanë ndodhur në Tetovë gjatë ditës së djeshme. Në aksidentet më lehtë janë lënduar gjashtë persona, ndërsa është shkaktuar dëm material prej rreth 80 mijë denarë, informon zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 10 në rrugën lokale Tetovë-Trebosh dhe në të janë ndeshur autobusi “Mercedes” me targa të Tetovës, i drejtuar nga B.D.(34) nga Saraqino dhe automjeti “Shevrolet spark” me targa të Tetovës, që e ka drejtuar S.P. (54) nga Prilepi.

“Në aksident lëndime trupore ka marrë 38 vjeçarja, bashkëudhëtare në autobus, e cila është dërguar në Klinikën e Tetovës dhe pas ndihmës së dhënë është lëshuar për shërim shtëpiak. Sipas të dhënave të para nga kontrolli i kryer, arsyeja për aksidentin është mosmbajtja e distancës. Dëmi material vlerësohet 50 mijë denarë”, tha Josifovski.

Aksidenti i dytë ka ndodhur në rrugën lokale Rakovec-Pirok dje pasdite rreth orës 16 e 20 minuta. Në të, lëndime trupore kanë marrë pesë persona pasi automjeti “Opel zafira” me targa të huaja i vozitur nga A.O.(35) nga Piroku ka humbur kontrollin, ka goditur në pusetën e betonit dhe ka dalë nga rruga.

“Pesë bashkëudhëtarët e lënduar në automjet janë të moshës prej 10 deri në 35 vjet, të gjithë janë nga Piroku, me automjet tjetër janë dërguar në Spitalin e Tetovës dhe pas ndihmës së dhënë të gjithë janë lëshuar në shtëpi. Gjatë kontrollit është konfirmuar se arsyeja për daljen nga rruga është shpejtësia e papërshtatshme sipas kushteve të rrugës, përkatësisht vozitja e shpejtë. Dëmi material vlerësohet 30 mijë denarë”, tha Josifovski.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *