Home / Lajme / Maqedoni / Dy të lënduar në aksidentin në Grupçin

Dy të lënduar në aksidentin në Grupçin

25 shtator-Që të dy me veturë mënjëherë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa pas marrjes së ndihës së parë janë dërguar si raste urgjente në Klinikat e Shkupit. Pak kohë më pas, vozitësi është lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa bashkëudhëtari është mbajtur për shërim.

Mbrëmë rreth orës 19.30 minuta në fshatin Grupçin është regjistruar aksident trafiku ku nga rruga ka dalur një motoçikletë skuter “Aprilia” pa targa që e ka drejtuar 18 vjeçari J.S nga fshati Grupçin.
Në këtë aksident nga rënia në pllaka bekatoni lëndime kanë marrë vozitësi dhe 15 vjeçari tjetër bashkudhëtarë. Që të dy me veturë mënjëherë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës ndërsa pas marrjes së ndihës së parë janë dërguar si raste urgjente në Klinikat e Shkupit. Pak kohë më pas, vozitësi është lëshuar për mjekim shtëpiak, ndërsa bashkëudhëtari është mbajtur për shërim.Është kryer hetim në vendin e ngjarjes dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa dyshohet mos përshtatja e shpejtësisë ka qenë shkak për këtë aksident.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *